So shënohet dita e shahut So shënohet dita e shahut

So shënohet dita e shahut

Kureshtje 20 July, 2018, 10:24

Dita ndërkombëtare e shahut festohet çdo vit më 20 korrik, në ditën kur u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në vitin 1924. Ideja... So shënohet dita e shahut

Dita ndërkombëtare e shahut festohet çdo vit më 20 korrik, në ditën kur u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në vitin 1924.

Ideja për të festuar këtë ditë si dita ndërkombëtare të shahut u propozua nga UNESCO dhe është festuar si e tillë që nga viti 1966, pasi u themelua nga FIDE.

FIDE, e cila ka 181 federata të shahut si anëtarë të saj, organizon në këtë ditë ngjarjet dhe garat e shahut në mbarë botën. Deri në vitin 2013, dita ndërkombëtare e shahut u festua në 178 vende.

Origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze. Megjithatë është mjaft e sigurt që erdhi nga lindja. Në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës.

Mendohet ta këtë origjinën nga India Veriperëndimore gjatë Perandorisë Gupta. Ajo përbëhej nga katër divizione ushtarake: këmbësoria, kalorësia, elefantët dhe chariotry (lloj transporti me kafshë), të cilat respektivisht i përkasin ushtarëve, kuajve, oficerëve dhe torrave.

Fillesat e shahut gjenden në Perandorinë Kushan në Afganistanin e lashtë, ku fjala shah ka kuptimin e një fosili të gjallë. Prova më e hershme e shahut gjendet në Persi rreth vitit 600, ku loja quhej “chatrang”.

“Chatrang” u huazua nga myslimanët pas pushtimit të Persisë prej tyre në vitet 633-644, nga ku u quajt “shatranj”, por emrat e gurëve nuk u ndryshuan dhe shumica mbetën me origjinë persiane.

Secili nga shtetet që e adoptoi këtë lojë i dha asaj një emër të përshtatshëm për vendin ku luhej.