Shënon deri në 40 gola në sezon, Sarri e merr te Juventusi Shënon deri në 40 gola në sezon, Sarri e merr te Juventusi
Maurizio Sarri dhe Mauro Icardi më në fund mund të takohen në një skuadër. Në verën e vitit 2016, argjentinasi ishte zgjedhja e parë... Shënon deri në 40 gola në sezon, Sarri e merr te Juventusi

Maurizio Sarri dhe Mauro Icardi më në fund mund të takohen në një skuadër. Në verën e vitit 2016, argjentinasi ishte zgjedhja e parë e Napolit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain që po largohej, megjithatë, në fund, nuk u materializua. Por gjërat mund të ndryshojnë dhe të dy mund të takohen në stadiumin Allianz në ngjyrat bardhezi, transmeton Sovrani.info.

Sipas raporteve të Tuttosport, Sarri dëshiron që Icardi të bashkohet me të në Juventus. Menaxheri aktual i Chelseat e konsideron atë një nga sulmuesit më të mirë në zonën e penalltive.

Ai mendon se lëvizjet e sulmuesit do të funksiononin shumë mirë në sistemin e tij, pasi ‘specialistët e zonës së dënimit’ gjithmonë kanë shtuar 30-40% nën drejtimin e tij në krahasim me mesataren e shënimeve të tyre. Në praktikë, Sarri e konsideron Icardin një sulmues të aftë për të shënuar 40 gola në sezon me të në krye. /Sovrani.info/