Në emër të Nismës Socialdemokrate në seancën që po mbahet për përvjetorin e masakrës së Dubravës,  ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Bilall Sherifi,...

Në emër të Nismës Socialdemokrate në seancën që po mbahet për përvjetorin e masakrës së Dubravës,  ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Bilall Sherifi, ku tha se një nga provat e gjenocidit serb është masakra e Dubravës.

“Dhe një nga provat e asaj rezolute edhe masakra e Dubravës dhe dëshmitarë të asaj masakre janë deputete të sotëm dhe ish deputetë dhe janë njerëz të cilët qojnë jetë të zakonshme dhe ne nuk i dimë por rrethi i tyre po dhe populli”, tha Sherifi.

Ai iu drejtua deputetëve të tjerë që të mos e pranojnë së është vonë për zbardhjen e kësaj masakre.

“Dola këtu për të theksuar se të jemi vonuar dhe të jetë vonë janë dy gjëra krejt të ndryshme, unë besoj që se pranoj dhe as ju nuk e pranoni të konstatojmë se ndjeka e krimeve është bërë vonë, asnjëherë s’bëhet vonë”, tha Sherifi.

Ai propozoi që këto dëshmi të futen në librat e historisë, pasi sipas tij nuk duhen harruar dhe kërkoi që të votohet sa më shpejti Kodi Penal.

“Sa më shpejt të kaloj ligji i Kodit Penal që mundëson ndjekjen penale në mungesë në mënyrë që të gjithë ata që të tjerët i dinë të ngritën aktakuza dhe të fillojë procesi ndaj tyre”, tha Sherifi.