Sherr për motive banale, plagoset me armë zjarri 54-vjeçari Sherr për motive banale, plagoset me armë zjarri 54-vjeçari
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gribë të Gramshit. Burime nga policia raportojnë se shtetasi T.V., 54 vjeç është... Sherr për motive banale, plagoset me armë zjarri 54-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gribë të Gramshit. Burime nga policia raportojnë se shtetasi T.V., 54 vjeç është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar , me inicialet S.V. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Policia punon për kapjen e tij, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Top Channel