Shesheli-Zhirinovski serb drejt parlamentit!? Shesheli-Zhirinovski serb drejt parlamentit!?
Prof. Dr. Lisen Bashkurti për sovrani.info Ne Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë të parakoheshme, të shpallur nga Qeveria Vuçiç me 17... Shesheli-Zhirinovski serb drejt parlamentit!?

Prof. Dr. Lisen Bashkurti për sovrani.info

Ne Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë të parakoheshme, të shpallur nga Qeveria Vuçiç me 17 janar 2016. Qëllimi politik i Vuçiçit është të sigurojë edhe një mandat tjetër katër vjecar në rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Në këto zgjedhje politike të parakohëshme tërheq më së shumti vëmendjen pjesëmarrja aktive dhe masive e Partisë Radikale Serbe, e udhëhequr nga ultranacionalisti Vaslav Sheshel. Shesheli i ballafaquar shumë vite me Gjykatën e Hagës për krime në Kroaci, Bosnie dhe Serbi. Mbas nje maratone të gjatë, Gjykata e Hagës e liroi Sheshelin nga akuza. Me t’u kthyer në Serbi, Shesheli i hyri fuqishëm veprimtarisë politike ne krye të radikalëve Serbë.

Gjatë fushatës ai ka bërë një mal me akuza për “padrejtësitë” e Gjykatës së Hagës kundër tij. Shesheli ka sulmuar me gjuhë të ashpër kundërshtarët e tij politik të Partisë Progresive Serbe të kryeministrit Vucic, për shitje të interesave nacionaliste të Serbisë në Perëndim. Shesheli ka drejtuar shigjeta ogurzeza kundër Kosovës, lirisë dhe pavaresisë së saj, duke akcentuar tezen e Car Llazarit për Kosovën, si zemra e Serbisë dhe Jeruzalem i Ballkanit. Në aksin e politikës se jashtme të Sheshelit është riorientimi gjeopolitik i Serbisë drejt aleates strategjike tradicionale, Rusisë. Atë që liderët e tjerë serbë nga Vucici deri te Nikolici e artikukojnë në menyrë ambige, Shesheli shpalosë fare haptas. Për Sheshelin Rusia i duhet Serbisë dhe jo BE dhe Perëndimi.

Në mjedisin politik serb, doktrina e “nacertanies” si dhe zhargoni i vjetër i Sheshelit synon të mobilizojë nacionalistët ekstremiste, radikale, nostalgjike, pro-ruse dhe establishmentin anti-perendimorë në Serbinë e sotme. Dhe duket që në këtë përpjekje ultranacionalistët radikalë serbë kanë pasur rritje. Pak kohë më pare burimet partiake e vlerësonin rritjen e pritshme të Partisë Radikale të Shesheli deri në 20 përqind. Padyshim këto shifra kanë qenë më së shumti propogandistike dhe jo reale. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara kur radikalët nuk arritën të kalonin cakun 5 përqind për t’u përfaqesuar në parlamentin Serb, në këto zgjedhje gjasat duket të jenë që radikalët të arrijnë rreth 6 përqind, pra të mund të hyjnë në parlament.

Kjo rritje e pritshme e ultranacionalistëve serbë është pasojë direkte e lirimit të Sheshelit nga Gjykata e Hagës dhe angazhimit të tij në krye të Partisë Radikale në fushatën elektorale të ditëve të fundit. Tendenca e ringjalljes së ultranacionalizmit serb të Sheshelit në Serbi është ogurzezë në kuptimin më të plotë të fjalës.

Pa asnjë dyshim ai është një Zhirinovsk serb në Ballkan. Ringjallja e ultranacionalizmit serb shënon nje hap prapa në zhvillimet e brendshme ne Serbi, një dobësim të aktorëve e faktorëve liberal e demokrat në shoqërinë dhe politiken Serbe, një rritje të prirjes gjeopolitike pro-ruse të saj si dhe një kërcënim të shtuar për mbarë Ballkanin.