Shfaqja “as andej, as këndej” në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 13 prill Shfaqja “as andej, as këndej” në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 13 prill
Të shtunën, më 13 prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen shfaqja “As andej, as këndej’ e Teatrit e Kumanovës me regji të Kastriot... Shfaqja “as andej, as këndej” në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 13 prill

Të shtunën, më 13 prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen shfaqja “As andej, as këndej’ e Teatrit e Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli.

Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë nga Ilir Ajdini, sipas autorëve: Bojan Trinunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski.
Shfaqja “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimi i Ilirit, i cili edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës ku në aeroportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në vendlindje po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dramatike …
Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët: Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, instrumetalistë: Baba Bend dhe Funda Ali, inskecient: Driton Ramadani, organizator: Jakupi Jakupi dhe skenografia: Ardian Kadriu.