Shfaqja “Andërr” hap sezonin vjeshtor të Baletit Kombëtar Shfaqja “Andërr” hap sezonin vjeshtor të Baletit Kombëtar
Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq nesër (12 shtator 2019) në ora 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar reprizën e shfaqjes “Andërr” me koreografi të... Shfaqja “Andërr” hap sezonin vjeshtor të Baletit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq nesër (12 shtator 2019) në ora 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar reprizën e shfaqjes “Andërr” me koreografi të Kreshnik Musolli.

Me shfaqjen e këtij baleti hapet sezoni vjeshtor i shfaqjeve të Baletit Kombëtar të Kosovës, në kushte aspak të mira.

Koreografi i shfaqjes Kreshnik Musolli, i cili së fundi është emëruar edhe ushtrues i detyrës së drejtorit të BKK-së, ka pohuar në një prononcim për Kallxo.com se Baleti Kombëtar i Kosovës po funksionon në kushte tepër të vështira.

“Salla e ushtrimeve dhe zhveshtoret janë në gjendje të mjerueshme, përkundër premtimeve të Ministrit të Kulturës për renovim gjeneral që ish dashtë të bëhet gjatë muajve korrik- gusht. Ne si balerinë i kemi largu të gjitha gjësendet personale nga zhveshtoret për atë arsye, por fatkeqësisht në shtator e kemi gjet në gjendje të njëjtë”, ka thënë Musolli.

Ai ka përmendur edhe problemin e xhirollogarisë së BKK-së e cila është mbyllur me vendim të MKRS.

“Është e pamundur të funksionon një institucion siç është BKK pa qasje në buxhetin e vet, si në planifikimin e projekteve si në realizimin e tyre, pasi që çdo gjë po bëhet me vonesë të tepruar sa i përket pagesave”, ka potencuar ai.

BKK në nëntor të këtij viti planifikon të sjellë premierën e re me koreografin Eno Peçit, koreograf me origjine nga Shqipëria, aktualisht solist i baletit të Vjenës në Austri.

BKK zhvillon veprimtarinë e tij në një objekt të përbashkët me Teatrin Kombëtar. Salla e ushtrimeve dhe zhveshtoret që shfrytëzohet nga BKK janë në bodrumin e këtij objekti në gjendje të keqe dhe shpeshherë ‘pushtohen’ nga kutërbimin i kanalizimit, ujërave të zeza që depërtojnë në një pjesë të bodrumit të këtij sa herë ka të reshura.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për gjendjen në të cilën ndodhet objekti ku BKK dhe TKK zhvillojnë aktivitetin e tyre artistik.