‘I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën…’ Rozana kujton Françesk Radin ‘I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën…’ Rozana kujton Françesk Radin
Këngëtarja Rozana Radi, me rastin e Krishtlindjeve ka përkujtuar xhaxhain e saj, këngëtarin e ndjerë, Françesk Radi. “Franko, është nata e Krishtlindjes dhe është... ‘I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën…’ Rozana kujton Françesk Radin

Këngëtarja Rozana Radi, me rastin e Krishtlindjeve ka përkujtuar xhaxhain e saj, këngëtarin e ndjerë, Françesk Radi.

“Franko, është nata e Krishtlindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh me kitaren tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë, aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë.

Por ne, me zërin që na dridhet do të këndojmë këngët e tua dhe do falënderojmë zotin që na bekoi me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Duke marrë spunto nga homazhet që iu bënë artistit të madh, në Festivalin e 56 të Këngës në RTSH, këngëtarja ka thumbuar të gjithë ata që mesa duket i kanë ngulur thikën mbas shpine artistit të madh, pikërisht në atë skenë.

“I shikon? duartrokasin për ty, salla e madhe e Pallatit të Koncerteve, e njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste dhe këndonte bashkë me ty”, ka shkruar Rozana.