Shikoni si janë pritur aktorët e “Portokallisë” nga publiku i Elbasanit (VIDEO) Shikoni si janë pritur aktorët e “Portokallisë” nga publiku i Elbasanit (VIDEO)
Për rreth 2 orë publiku i Elbasanit duartrokiti aktorët e “Portokallisë” dhe këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare që vijuan rrugëtimin e verës në... Shikoni si janë pritur aktorët e “Portokallisë” nga publiku i Elbasanit (VIDEO)

Për rreth 2 orë publiku i Elbasanit duartrokiti aktorët e “Portokallisë” dhe këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare që vijuan rrugëtimin e verës në këtë qytet.

Regjisori Altin Basha tha se ky udhëtim prek nga afër dashurinë e spektatorit ndaj spektaklit “Portokalli”.

“Përmes këtij turneu kemi rastin të shohim ndikimin e jashtëzakonshëm që Portokallia ka në publikun e gjerë, shohim intensitetin me të cilin ndjekin Top Channel dhe emisionin tonë. Padyshim që prania e Portokallisë ‘live’ nëpër sheshet e qyteteve ka krijuar një impakt social dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë. Kjo na rrit përgjegjësinë për vazhdimësinë e projektit tonë në shtator dhe sezonin që vjen”, thotë regjisori Basha.

Ndërsa Salsano Rrapi dhe Ilirda Bejleri, në Elbasan përjetojnë gjithmonë emocionet që të jep shtëpia.

“Të gjitha shfaqjet që kemi bërë nëpër Shqipëri, sheshet kanë qenë të mbushura plot, por Elbasani mua më nderoi, meqë jam edhe qytetar i Elbasanit. Është tejmbushur sheshi, na pritën shumë mirë”, shprehet aktori.

“Ne kemi dhënë shfaqje në shumë qytete të tjera, por ky është qyteti im, qyteti ku kam lindur dhe rritur. Kam dalë dhe jam marrë me aktivitete këtu, por si këtë herë jo. është një emocion i papërshkruar”, thotë aktorja.

“Verë dhe Portokalle” do të vijojë rrugëtimin edhe në 8 qytete të tjera të Shqipërisë për të dhuruar spektakël, kënaqësi dhe freski./tch