Shkalla vjetore e inflacionit në Kosovë arrin në 3.4 për qind Shkalla vjetore e inflacionit në Kosovë arrin në 3.4 për qind
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2019 me muajin maj 2018 ishte 3.4 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i... Shkalla vjetore e inflacionit në Kosovë arrin në 3.4 për qind

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2019 me muajin maj 2018 ishte 3.4 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), maj 2019”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërsa, inflacioni mujor për muajin maj 2018 i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte minus 0.2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie në një mesatare prej minus 0.2 për qind në muajin maj 2019, krahasuar me muajin prill 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te perimet me minus 11.3 për qind me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.4 për qind në IHÇK. Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it, bukë dhe drithëra me 0.6 për qind, pemë me 4.4 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal me 0.8 për qind, ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 3.4 për qind në muajin maj 2019 krahasuar me muajin maj 2018.

“Kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te buka dhe drithërat me 12.9 për qind, mishi më 4.7 për qind, djathi dhe veza me 3.4 për qind, perimet me 21.6 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 1.5 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 3.5 për qind, pije alkoolike me 1.5 për qind, duhani me 3.8 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 2.7 për qind, energjia elektrike, gazi dhe lënda djegëse të tjera me 3.7 për qind, ngritje e çmimeve të drunjve të zjarrit, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës me 1.6 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 3.9 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 3.6 për qind, ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës, shërbimet hoteliere me 1.2 për qind, kujdesi personal me 1.2 për qind, ari dhe ora me 2.9 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.7 për qind në indeks”.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te pemët me minus 7.9 për qind, shërbimet për transport me minus 3.5 për qind, rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej minus 0.3 për qind në IHÇK.