Shkon shëndosh e mirë në shtrat, zgjohet e paralizuar Shkon shëndosh e mirë në shtrat, zgjohet e paralizuar
Një vajzë katërvjeçare e lumtur dhe e shëndetshme që shkoi në shtrat në gjendje shumë të mirë, u zgjua të nesërmen e paralizuar. Isla... Shkon shëndosh e mirë në shtrat, zgjohet e paralizuar

Një vajzë katërvjeçare e lumtur dhe e shëndetshme që shkoi në shtrat në gjendje shumë të mirë, u zgjua të nesërmen e paralizuar.

Isla Hughes, kishte pësuar një goditje në mes të natës duke e lënë atë të paaftë të fliste ose të lëvizte anën e djathtë të trupit të saj.

Katërvjeçarja nga Upton, kishte kaluar një ditë më parë duke lozur në shtëpinë e gjyshes së saj në kopshtin e pasmë pa asnjë paralajmërim për fatkeqësinë që do të vinte.

Por, kur mamaja e saj, Helen Hughes, shkoi për ta zgjuar atë, ajo e gjeti vajzën të mpirë.

Ajo menjëherë çoi vajzën në spital ku Isla u diagnostikua me goditje në tru. Shkaku nuk dihet ende.

Helen tha: “Ajo ishte mirë një ditë më parë para se të luante në kopshtin e vjehrrës sime. Isla pati goditje në orët e para të mëngjesit dhe kur u zgjua nuk mund të ngrihej në këmbë”.

Goditja e la vajzën të paaftë për të ecur, por nëna Helen tha se ajo vendosi të kthehej përsëri në këmbë të saj.

Pas vetëm tre javësh, katërvjeçarja, e cila tani është gjashtë vjeçe, filloi të ecë pas fizioterapisë intensive