Shkrimtari që përshkroi në roman ekzekutimin e gruas së tij Shkrimtari që përshkroi në roman ekzekutimin e gruas së tij
Më 1992, Richard Klinkhamer, një shkrimtar modest në Holandë, hyri në zyrën e botuesit të tij me një dorëshkrim të ri të titulluar “E... Shkrimtari që përshkroi në roman ekzekutimin e gruas së tij

Më 1992, Richard Klinkhamer, një shkrimtar modest në Holandë, hyri në zyrën e botuesit të tij me një dorëshkrim të ri të titulluar “E mërkura, dita e mishit të grirë”. Ai tregonte shtatë mënyra të mundshme, përmes të cilave mund të kishte vrarë gruan e tij dhe asgjësuar trupin e saj.

Ndërkohë, si për rastësi, gruaja e tij ishte zhdukur pa lënë gjurmë prej një viti. Botuesi ia refuzoi librin, duke thënë se ishte “tejet ngjethës”. Policia dyshoi gati menjëherë se Klinkhamer mund të kishte vrarë gruan e tij. Pavarësisht nga kërkimet e hollësishme në shtëpinë dhe kopshtin e tij, autoritetet nuk gjetën asgjë, madje as me skanerët me rreze infra të kuqe.

Pa pasur një kufomë, policia nuk mund të ndërmerrte asnjë veprim kundër tij. Sidoqoftë, zërat mbi krimin e tij vazhdonin, sidomos kur u përhap lajmi i dorëshkrimit të ri. Në vitin 1997, Klinkhamer shiti shtëpinë dhe u largua me të dashurën e tij të re. Pronarët e rinj u vendosën në shtëpinë e vjetër të Klinkhamerit. Kur ata vendosën të rimodelonin kopshtin, zbuluan të tmerruar trupin e bashkëshortes së Klinkhamerit, Hannelore, të varrosur nën dyshemenë e betonuar të shtëpisë. Klinkhamer u arrestua me akuzën e vrasjes. Botuesi i tij pati papritmas interes mbi librin.

Sidoqoftë, me një akuzë të rëndë mbi shpinë, Klinkhamer e kuptoi më në fund e kuptoi rëndësinë e situatës dhe nuk e pranoi ofertën për të botuar librin. Ai u dënua me shtatë vjet burg për vrasje, por u lirua pas dy vitesh për sjellje të mirë. Vdiq në vitin 2016 në moshën 78-vjeçare. /bota.al/