Shpenzimet rriten, por pagat mbesin të njëjta Shpenzimet rriten, por pagat mbesin të njëjta
Qytetarët kanë shpenzuar 3.5% më shumë para gjatë vitit 2018 Shpenzimet e qytetarëve shqiptarë janë rritur me 3.5% gjatë 2018, ndërsa rritja e pagave... Shpenzimet rriten, por pagat mbesin të njëjta

Qytetarët kanë shpenzuar 3.5% më shumë para gjatë vitit 2018

Shpenzimet e qytetarëve shqiptarë janë rritur me 3.5% gjatë 2018, ndërsa rritja e pagave pothuajse ka mbetur në vend. Shqiptarët ndërkohë vijojnë të punojnë vetëm t’u ushqyer pasi 44% e të ardhurave përdoren vetëm për këtë zë. Ndërkohë gjatë 2018 rritje me 25 % të shpenzimeve ka pasur për mobilim dhe elektroshtëpiake, por janë ulur shpenzimet për arsim.

Qytetarët ankohen se të ardhurat i përdorin vetëm për blerje ushqimesh dhe për të paguar ujin dhe dritat. Të dhënat e INSTAT tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar 3.5% më shumë para gjatë 2018, ndërsa shpenzimet mesatare mujore për një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 75.935 lekë. Ndërkohë 44% e të ardhurave vijojnë të përdoren për sigurimin e ushqimeve më të domosdoshme si qumësht, mish e vezë.   Interesant është fakti se gjatë vitit që lamë pas arsimit i është kushtuar më pak vëmendje dhe shpenzimet në këtë zë janë ulur me rreth 20%. Ndërsa rritje të konsiderueshme ka pësuar grupi për blerje mobiliesh dhe elektroshtëpiake.

Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën. Rritje të shpenzimeve shqiptarët kanë pasur edhe për shëndetin, ndërsa janë ulur ndjeshëm shpenzimet për restorante apo për argëtim e kulturë. Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum ku një familje shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Korça. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku Dibër me 58.461 dhe Elbasan./oranews