Shqipëria e Kosova një shtet, Thaçi: Në një të ardhme të afërt… Shqipëria e Kosova një shtet, Thaçi: Në një të ardhme të afërt…
Prej muajsh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi artikulon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, siç... Shqipëria e Kosova një shtet, Thaçi: Në një të ardhme të afërt…

Prej muajsh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi artikulon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, siç thotë ai.

Por, Thaçi ka bërë së fundmi edhe një deklaratë të drejtpërdrejtë për Shqipërinë dhe Kosovën, e thotë se në një të ardhme të afërt do të jetojmë bashkërisht në një shtet.

“Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri”, është shprehur Thaçi, shkruan tch.

Presidenti Thaçi e bëri këtë deklaratë nga Hasi, ku mori titullin “Qytetar Nderi”. Ai foli sërish edhe atje për Luginën e Preshevës, territore të banuara nga shqiptarët në Serbi, e që sipas tij do t’i bashkohen Kosovës pa u cënuar asnjë milimetër i territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës, pa u cënuar asnjë milimetër i territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës, si parakusht për bashkim kombëtar”, ka vijuar më tej Hashim Thaçi.

Këtë qëndrim të tijin, presidenti Thaçi e ka përforcuar edhe një ditë më pas, me një përgjigje ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook.

“Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së, ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne”, shkruan Thaçi.

“Ndoshta ju mendoni se unë jam i vetëm në këtë mision, që për ju dhe të tjerë duket i pamundur – vijon ai, – por mos harroni se 20 vite më parë, edhe liria e pavarësia jonë dukeshin të pamundura”.

“Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë”, shkruan Thaçi.