Shqiptarët e Malit të Zi, pakica më e diskriminuar në rajon Shqiptarët e Malit të Zi, pakica më e diskriminuar në rajon
Shqiptarët në Malin e Zi vazhdojnë të përballen me diskriminime që janë më të rëndat sa i përket trajtimit të pakicave në vendet e... Shqiptarët e Malit të Zi, pakica më e diskriminuar në rajon

Shqiptarët në Malin e Zi vazhdojnë të përballen me diskriminime që janë më të rëndat sa i përket trajtimit të pakicave në vendet e rajonit. Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 5 përqind të popullsisë ose atje jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë. Diskriminimi etnik në Mal të Zi përfshin një spektër të gjërë të mungesës së të drejtave elementare sic është gjuha dhe shkollimi. Në Universitetin e Malit të Zi ekziston vetëm një program në gjuhën shqipe për kualifikimin e mësuesve. Në katër shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Historia kombëtare, gjeografia dhe muzika mësohen pak.

Në tekstet shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe nuk lejohet përdorimi i toponimeve dhe emrave shqip. Çerdhet e fëmijëve në gjuhën shqipe mungojnë në shumë vendbanime shqiptare. Drejtorët e shkollave, ku mësohet shqip, nuk janë shqiptarë. Ka edhe mësimdhënës që japin mësim në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, por nuk dinë të flasin shqip. Në Televizionin publik të Malit të Zi emitohet çdo ditë vetëm 30 minuta program në gjuhën shqipe. Simbolet kombëtare në Mal të Zi janë të lejuara për individë, por në institucione përdorimi i tyre kufizohet vetëm në festa kombëtare. Aktivitetet kulturore të shqiptarëve nuk financohen nga institucionet, kurse në Ministrin e Kulturës nuk punon asnjë shqiptar.

Shqiptarët e kanë vetëm një gazetë javore, kurse Radio Mali i Zi i ka vetëm 30 minuta në ditë program në gjuhën shqipe.Në Guci mësimet i vijojnë 160 nxënës shqiptarë, kurse në shkollën e mesme të Plavës janë 100 nxënës shqiptarë.Në Komunën e Rozhajës ekziston vetëm një shkollë fillore në gjuhën shqipe, në Dacaj, me 23 nxënës.Shqiptarët e Malit të Zi në shumë raste nuk mund t’i realizojnë të drejtat që ua lejon Kushtetuta e Malit të Zi. Ata kërkojnë njohjen e të drejtave që në Kosovë iu njohin pakicave kombëtare e ku bën pjesë edhe komuniteti malazez. Ata kanë nevojë për tekste shkollore dhe lektyra shkollore. Kërkojnë përkrahje nga Shqipëria dhe Kosova për hapjen e një universiteti në gjuhën shqipe. Shqiptarët janë pak të përfaqësuar në organet shtetërore, për shembull shefi i policisë së Ulqinit, ku 90% e banorëve janë shqiptarë, është malazez. Po ashtu 90% e gjykatësve në Komunën e Ulqinit janë malazezë, në Gjykatën e Lart; nuk është asnjë shqiptar. Në Qeverinë e Malit të Zi nuk është asnjë ministër dhe asnjë zëvendës ministër shqiptar. Ulqini është komuna më e varfër bregdetare e Malit të Zi, edhe pse 43% e të mirave detare të Malit të Zi gjenden në këtë komunë.

Qeveritarë nga Kosova e Shqipëria shkojnë kohë pas kohe në Mal të Zi, por asnjëherë nuk e vizitojnë Malësinë dhe nuk i takojnë shqiptarët e Malësisë, prandaj edhe nuk i njohin problemet e tyre.
Dukuri tjetër shqetësuese është edhe migrimi i shqiptarëve të Malit të Zi. Shqiptarët kanë braktisur thuajse shumicën e trojeve të tyre në Mal të Zi, duke emigruar në vende të ndryshme të perëndimit.Kjo dukuri është më e ndjeshme në zonën e Krajës, në komunën e Tivarit, disa prej vendbanimeve janë zbrazur tërësisht.

Përveç diskriminimit, shteti malazez shkon edhe përtej duke futu në fjalorin e Akademisë së Shkencave fjalën shqiptar si agresorë. Problematik është shpjegimi i tre nocioneve: shqiptar, shqiptarizim dhe shqipërim, thotë Genci Nimanbegu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Me interpretimin që është bërë në fjalor, shton Nimanbegu, shqiptarët në Mal të Zi paraqiten si agresorë.
“Pjesa për fajlët shqiptar, shqiptarizim dhe shqipërim është problematike për ne. Me nocionin shqiptar, ata kanë definuar banorin e Shqipërisë ose që ka prejardhje nga Shqipëria. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë në këtë hapësirë. Ky është një vazhdim i politikës së vjetër, ku ne paraqitemi si dikush që ka ardhur në këtë hapësirë. Kjo është shumë fyese dhe e papranueshme.”

“Është po ashtu termi shqiptarizim, i cili është interpretuar si imponim i gjuhës dhe kulturës sonë te popujt tjerë. Si shembull për këtë merren malësorët (v.j. nga Malësia e Tuzit) dhe thuhet se ata janë shqiptarizuar. Kjo është e papranueshme për shqiptarët në Mal të Zi dhe qarqet inelektuale në Shqipëri. Mendoj se ky është një hap prapa”, thotë Nimanbegu.

“Kjo është fryma e një shkolle të vjetër, ku ne paraqitemi si të huaj dhe të egër në këto hapësira dhe ku identiteti sllav është shumë më i kulturuar”, thotë Nimanbegu./ sovrani.info