Shqiptarët e Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës fitojnë rastin për të mbetur në Britani Shqiptarët e Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës fitojnë rastin për të mbetur në Britani
Dy shqiptarë të Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke parandaluar deportimin e tyre.Me mijëra tjerë... Shqiptarët e Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës fitojnë rastin për të mbetur në Britani

Dy shqiptarë të Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke parandaluar deportimin e tyre.Me mijëra tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda, raporton “The Sun”.Së paku 80,000 refugjatë nga Kosova ikën nga vendlindja e tyre dhe shkuan në Britani më 1999. Por me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, përfshirë edhe vrasës, shfrytëzuan krizën si mbulesë për të kërkuar azil.
Njëri nga ta, Dinjan Hysaj, 40 vjeç, u lejua të qëndronte në Britani më 1999 — dhe në vitin 2011 ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts.Një tjetër, Agron Bakijasi, 44 vjeç, u zbulua më 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe iu dha nënshtetësia britanike.Ministria e Brendshme (Home Secretary) dha urdhër që të dy ata të deportoheshin pasi u zbuluan gënjeshtrat e tyre por ata e çuan rastin e tyre në Gjykatën Supreme.Avokatët e tyre publikë ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.Gjykatësit vendosën se “nuk ishte e qartë kur përdorimi i identitetit të rremë për të fituar shtetësinë nga një person mund të çojë në anulim”.

Në vendimin e tyre, ata thanë: “Në rastet aktuale, asnjëri nga kërkuesit e shtetësisë nuk pretendonte të ishte dikush që nuk ishte”.Ky gjykim me gjasë do të përdoret edhe për shumë raste tjera të ngjashme.Edhe kostot e të dyve do të paguhen nga taksapaguesit, pasi rasti mësohet të ketë kushtuar 1 milion funte.Ministria e Brendshme tha se “tani do të shoh shtigje tjera”.