Shqiptarët protestojnë në Shkup, duan lirimin e Fetah Alimit Shqiptarët protestojnë në Shkup, duan lirimin e Fetah Alimit
Sot në Shkup është mbajtur protestë në mbështetje të Fetah Alimit i dënuar nga gjykata për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Protesta... Shqiptarët protestojnë në Shkup, duan lirimin e Fetah Alimit

Sot në Shkup është mbajtur protestë në mbështetje të Fetah Alimit i dënuar nga gjykata për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Protesta është mbajtur në orën 14:00 ku pika e grumbullimit të protestuesve ishte Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejtë gjykatës.

 

Familjarët e Alimit këtë e shohin rast të montuar politik.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi, liri për Fetah Alimin”, “Duam liri”, ishin disa nga sloganet e protestës së sotme në Shkup.

Qindra shqiptarë kërkuan drejtësi duke thënë se nëse nuk e fitojnë drejtësinë në vend, të njëjtën do ta kërkojnë në gjykatat ndërkombëtare./