Shtatë arsyet pse të mësuarit individual është më në modë se të mësuarit në shkollë Shtatë arsyet pse të mësuarit individual është më në modë se të mësuarit në shkollë
Mësimet e obliguara në shkollë shpesh herë i kufizojnë nxënësit, atyre nuk u mjafton koha për të lexuar libra sipas dëshirës. Sigurisht keni dëgjuar... Shtatë arsyet pse të mësuarit individual është më në modë se të mësuarit në shkollë

Mësimet e obliguara në shkollë shpesh herë i kufizojnë nxënësit, atyre nuk u mjafton koha për të lexuar libra sipas dëshirës. Sigurisht keni dëgjuar nxënësit duke thënë që nuk i duan lëndët që mësojnë në shkollë, ata detyrohen t’i lexojnë këto mësime vetëm për notë, shkruan collective evolution, transmeton Gazeta Express.
Kur ju mësoni individualisht keni këto karakteristika

Nuk çertifikoheni

Arritjet do të jenë meritë e juaja, këto libra i mësoni për interesin tuaj. Prandaj ju përveq dijes nuk merrni ndonjë çertifikatë.

Vetë-edukimi të përmbush më shumë

Kur ju e shihni vetën se keni bërë përpjekje të madhe për t’i mësuar gjerat që i doni, ëndrra juaj është realizuar kështu do të ndiheni të përmbushur. Ju e vëreni edhe entuziazmin e njerëzve kur ju flisni se si ju vlerësojnë. Vetë-edukimi ju jep vendosmëri për marrjen e vendimeve të mëdha, transmeton Gazeta Express.

Askush nuk mund të ju rrëmbejë dijen

Nganjëherë shkollat dhe profesorët janë personat që ju demotivojnë. Ata ju vendosin nota të ulëta në detyra, edhe pse ju jeni munduar të hulumtoni dhe të bëni mirë detyrën. Ata sikur nënvlerësojnë punën tuaj. Ndërsa, kur ju mësoni atë që doni askush nuk do të ju vlerësoje më pak ose më shumë se sa ju keni punuar.

Do të zbulosh mundësi të reja

Shkolla ju përgatitë për një profesion, kështu që ju nuk mund të pritni të hyni në punë vetëm pse e keni një diplomë. A e dini ju se çka ju bën më të suksesshëm se kolegët tuaj? Ata mësojnë sipas rregullave të shkollës, kur ju mësoni individualisht mundësia për të mësuar zbuluar gjëra të tjera është shumë e madhe.

Nuk ka limite që mund të ju ndalojnë nga hulumtimi

Kur ju filloni të mësoni për vetë-edukimin tuaj, nuk ka limite që mund të ndalin hulumtimin tuaj. Në rrugë do të takoni njerëz të ndryshëm, përvoja të ndryshme dhe gjëra të reja.

Do të adaptoheni me kulturat e botës

Do të përshtateni me të gjitha kulturat, ju do të mësoni përtej shkollës. Do të aftësoheni dhe do të jeni në gjendje të kuptoni të gjitha kulturat e botës.

Një këshillë se si të filloni të vetë-edukoheni

Tani kur keni shumë arsye të filloni të mësoni individualisht, është koha për pyetjen kryesore, si? Përdorni internetin për hulumtime, merrni librat nga biblioteka juaj dhe studioni ato./Gazeta Express/