Shtëpia e mallkuar, vendi që “ua vjedh” talentin futbollistëve Shtëpia e mallkuar, vendi që “ua vjedh” talentin futbollistëve
Shtëpia e mallkuar ose të paktën siç e quajnë, ndodhet në Spanjë, në Barcelonë. Besohet të jetë e mallkuar pasi aty ka jetuar një... Shtëpia e mallkuar, vendi që “ua vjedh” talentin futbollistëve

Shtëpia e mallkuar ose të paktën siç e quajnë, ndodhet në Spanjë, në Barcelonë. Besohet të jetë e mallkuar pasi aty ka jetuar një çift të rinjsh që ka ndërruar jetë. Dhe, pikërisht këtë mallkim duket se po e vuajnë futbollistët.

Bëhet fjalë për lojtarë të Barcelonës. Shumë talente i janë bashkuar skuadrës vitet e fundit, por të gjithë janë larguar nga klubi në mënyrë misterioze. Fabregas, Vermaelen e së fundmi Coutinho janë transferuar në ekipin katalanas  ku për pak kohë shkëlqyen dhe më pas pësuan një rënie të çuditshme.

 

 

Të 3 këto lojtarë kishin diçka të përbashkët, pasi të 3 kanë jetuar tek shtëpia e mallkuar gjatë kohës që luanin për blaugranasit. Fabregas u transferua në Spanjë në 2012 ku luajti për 3 vite. Një talent i ri i cili u vlrësua shumë ku pati dhe sukses me katalanasit. Por gjatë vitit të fundit performanca  tij ra ndjeshëm dhe ai nuk përfshihej as në formacionin titullar.

Fabregas ishte shpërngulur tek shtëpia e mallkuar dhe për vetëm disa muaj u transferua tek Chelsea. Thomas Vermaelen ndoshta nuk pati aq fat sa të luajë shumë ndehje pasi u dëmtua që në fillim të aventurës së tij në Spanjë. Që kur ishte shpërngulur në Barcelonë ai jetonte në apartamentin ku ishte më parë Fabregas. Gjatë gjithë kohës belgu vuante nga dëmtimet deri sa u largua.

Së fundmi e njëjta gjë ndodhi me Philipe Coutinhon. Nga një yll i Liverpool-it u kthye në një opsion dytësor në katalunjë. Tifozët besojnë se mallkimi vazhdon pasi dhe braziliani jetonte po në atë shtëpi përpara se të transferohej te Bayern disa ditë më parë. 27 vjeçari pati shumë vështirësi si gjatë ndeshjeve ashtu dhe në stërvitje dhe nuk po rikthehej në nivelin e tij.

Besohet nga tifozët se Suarez është shkaku i performancës së dobët të tij pasi Uruguajani ishte ai i cili i sugjeroi këtë shtëpi Coutinhos me shpresën se do ta thyente mallkimin. Por nuk vonoi shumë transferimi i 27 vjeçarit jashtë Spanjës.

Ndoshta është e vërtetë ose ndoshta tifozët janë supersticiozë, por diçka është e sigurt që performanca e këtyre lojtarëve është lëkundur shumë.