Ja ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë! Ja ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë!
Shpesh kemi dëgjuar që vendet Skandinave kanë nivelin më të lartë të jetesës në Europë. Danimarka vitet e fundit është shpallur si shteti ku njerëzit... Ja ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë!

Shpesh kemi dëgjuar që vendet Skandinave kanë nivelin më të lartë të jetesës në Europë.

Danimarka vitet e fundit është shpallur si shteti ku njerëzit kanë nivelin e lumturisë më të lartë në botë.

Si mund të shpjegohet kjo vallë?

Epo për të shuar këtë kuriozitet na vjen në ndihmë Dan Buettner, eksplorues i “National Geographic”

dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the Ëorld’s Happiest People”.

Gjëja e parë që Buettner na tregon është se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E në fakt asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.

Çdo danez, që në momentin e lindjes pret kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas. Më pas, kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.

Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.