


Çikat më të bukura, xhubletat më elegante, ngjyrat më të gjalla, vështrimet më të zgjuara, fjalët më të mençura, dashamirët më të fortë, mblidhen çdo vit në Logun e vlerave të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë së Veriut.
Specialistët e trashëgimisë jomateriale të Ministrisë së Kulturës kanë regjistruar e dokumentuar çdo detaj të kostumeve, riteve, stolive, instrumenteve, artit të stilimit dhe paradës së shtojzovalleve të cilat, ne jetën e tyre të përditshme, studiojnë në shkollat e Malësisë së Madhe dhe në Universitetin e Shkodres.
Një dosje që do të përpiqet të sjellë të plotë vlerat përtej ritualit në Malësinë e Madhe.