Shtyhen shfaqjet në TKK Shtyhen shfaqjet në TKK

Shtyhen shfaqjet në TKK

Kulturë 11 January, 2017, 13:43

Shfaqjet e programuara për datat 12, 13, 14 dhe 15 janar janë shtyrë për një datë të pacaktuar. Teatri Kombëtar në Shqipëri, ka postuar... Shtyhen shfaqjet në TKK

Shfaqjet e programuara për datat 12, 13, 14 dhe 15 janar janë shtyrë për një datë të pacaktuar.

Teatri Kombëtar në Shqipëri, ka postuar në facebook lajmërimin se shfaqja “Opera për 3 grosh” është e pamundur që të ngjitet në skenë këtë fundjavë siç ishte parashikuar për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

“Teatri Kombëtar ju njofton se për shkak të temperaturave shumë të ulëta të këtyre ditëve, ngrica ka prekur tubacionet që furnizojnë me ujë kaldajën e teatrit duke e bërë të pamundur funksionimin e saj. Për këtë arsye shfaqjet e programuara për datat 12-13-14-15 Janar nuk do të jepen. I kërkojmë ndjesë publikut dhe rishihemi së shpejti në sallën e Teatrit Kombëtar!”, ka shkruar institucioni kulturor.

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga qytetarët pas njoftimit që TK anulon shfaqjen e radhës, të cilët kanë komentuar që aty është ftohtë gjithmonë dhe vazhdon të mbetet problem i përhershëm, shkruan Standard.

“I dashur Teatër. Unë hyj te ata njerëz që të dua shumë dhe nuk mungoj në asnjë shfaqje, por megjithë respektin…. aty është tmerrësisht ftohtë GJITHMONË. Herën e fundit që isha (fillim dhjetori) humba përqendrimin nga shfaqja … kaq shumë ftohtë kisha. Ky vazhdon të mbetet problem i përhershëm, i cili duhet zgjidhur.. Kjo kaldaje që paska ngrirë sot… më bën për të qeshur…”, ka qenë një nga komentet.

Ky ka qenë njëri nga komentet që qytetarët kanë bërë tek lajmërimi i TK, por sot komentet janë fshirë nga institucioni kulturor