Shtyhet afati për pranimin e studentëve të rinj në FShMN Shtyhet afati për pranimin e studentëve të rinj në FShMN
Universiteti i Prishtinës njofton që afati për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në vitin akademik 2019/2020, në Fakultetin e... Shtyhet afati për pranimin e studentëve të rinj në FShMN

Universiteti i Prishtinës njofton që afati për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në vitin akademik 2019/2020, në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore dhe në Fakultetin e Filologjisë, shtyhet deri nesër, me datë 13 korrik 2019, në ora 16:00.

“Kjo shtyrje bëhet pasi që në këto dy fakultete, dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë bërë, që aplikimi të pezullohet për disa orë gjatë periudhës zyrtare të afatit për aplikim”, thuhet në njoftim.

Më 10 korrik, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte njoftuar se ka pezulluar pranimin e aplikacioneve të studentëve të rinj për shkak të shkyçjes së energjisë elektrike për shkak të dëmeve nga shiu.