Më shumë të vërteta Më shumë të vërteta

Më shumë të vërteta

Teknologji 30 November, 2019, 10:14 0

Rrena e përshkon gjysmën e botës derisa e vërteta vesh pantollonate saj, thoshte politikani britanik Winston Churchill.Trendi komunikues në zgjedhje fascinon përkohësisht të gjithë... Më shumë të vërteta

Rrena e përshkon gjysmën e botës derisa e vërteta vesh pantollonate saj, thoshte politikani britanik Winston Churchill.Trendi komunikues në zgjedhje fascinon përkohësisht të gjithë ata që kanë dëshira për t’u argëtuar dhe janë të impresionuar me magjistarët. Kjo i bën votuesit të pushtetshëm,

Shkruan: Ibrahim Berisha

Zgjedhjet janë ceremoni publike fascionuese dhe irrituese njëkohësisht. Në ceremoni publike ka aktorë dhe moderatorë. Moderatorët lujanë për dhe me publikun. Publiku aktron për moderatorin. Lideri politik është moderatori. Në skenë kryesori është lideri, i cili përmes monologut improvizon dialogun. Përmes monologut të thellë, provon të alternojë dialogun e gjerë. Dialogu është ceremoni dhe kulturë, sepse është komunikim jo njëpalësh. Dialogu rrjedh si të folur-shkrim-foto-lëvizje, por vetëm kur ka kush të dëgjojë e shikojë, të gjykojë me mendje dhe jo me frymëmarrje.

Po pastaj: Cila është kultura, jona, ceremoniale e komunikimit? Është fjala për ritualizimin e publikës që antropologia Catherine Bell e përkufizon si veprim dhe jo mendim. A jemi ne në Kosovë, po kryesisht shqiptarët, a janë një komb më shumë ceremonial, ritualizues? Pse bëhemi se bëjmë dialog me dikend, flasim shpërthyeshëm, pa qenë atypari askush. Flasim vetmevete. Ky komunikim intrapersonal është plot magji, fascionues për dembelët me ëndrra të shtrenjta. Flasim me tjetrin inivid apo grup, apo u flasim mijëra njerëzve përnjëherë, pa qenë ata askund dhe kënaqemi se sa bukur kemi folur. Kërkojmë të na lavdërojnë, të na shpërblejmë. Kështu krijohet arsyetimi vetshpërblyes pse nuk jemi të papërfillshëm. Pra, kritika dhe mendimi ndryshe nuk përfillet.

Demokracia politike fillon nga dialogu publik. Njerëzit kanë mundësi të thonë të lirë fakte dhe të dëgjojnë fakte. Mbërrihet në një përfundim për të vërtetat dhe të pavërtetat. Nuk do të thotë se gjithëherë ky përfundim është më i sakti dhe më i miri. Mundësisht pretendohet të jetë më i vërteti. Mbërrihet një marrëveshje qetësuese. Por, qytetarët sikur vazhdimisht luten: na jepni ende më shumë të vërteta. Po, si thotë filozofja Ayn Rand, e vërteta nuk është për të gjithë njerëzit, është vetëm për ata që e kërkojnë. Prandaj mungojnë të vërtetat.

Popujt me traditë demokratike, kanë kulturë të pasur të komunikimit me të vërteta. Ata kanë shumë alternativa dhe mundësi për të mos rënë në rrjetin e mosbesimit. E menaxhojnë lehtë humbjen e besimit në të tashmen dhe të ardhmen. Popujt me kulturë të varfër demokratike janë fabrikë e krizave, janë të prirur kah zhurma: epizimi, folklori, patetizmi, fisnia historike, kauzat koti, retorika glorifikuese mitike-politike.

Semiologët bëjnë dallimin ndërmjet epikës dhe dialogut. Në dialog diskutohet, flitet dhe dëgjohet; në epikë vetëm heshtet pas dëgjimit. Në fjalime epike, ne vetëm duhet të mahnitemi admirueshëm. Ne jemi konsumatorë të papërfillshëm. Kërkohet forcimi historik nga ushqimi me rikthimin e memories për luftërat, trimëritë, sakrificat, rëniet, besën, nderin. E arsyetueshme, pasi njeriu flet më së shumti për mungesat.

Në shoqëritë ku mungon dialogu dhe durimi e aftësia për të dëgjuar, aty lulëzon konflikti. Konflikti mes njerëzve; i të varfërit me të pasurin, i të varfërit me të varfërin, i të pasurit me të pasurin, i të mençurit me të marrin, i të voglit me të madhin, i të voglit me të voglin, i të madhit me të madhin, i të fortit me të ligun, i të ligut me të ligun, i të ndershmit më të pandershmin, i të pandershmit me të pandershmin, i të drejtit me të padrejtin, i të padrejtit me të padrejtin. Konflikti më i madh është me ligjin, me sistemin demokratik, sepse luhet loja e “t’mirit” dhe “t’keqit”. “i miri-demokrati”, ka të drejtë për të bërë gjithçka, “i keqi-jo-demokrati”, të vetmen të drejtë ka për të pranuar se është “i keq”. Pikërisht, demokracia fillon nga e mira, nga ligjshmëria.

Demokracia buron nga krijimi dhe menaxhimi liberal dhe plural i opinioneve publike. Njerëzit kanë të drejtë të jetojnë, por jo të bëjnë akte krimi mbi të tjerët, sado pushtet të kenë se është akt johuman, por kanë të drejtë të flasin – të mos flasin, të dëgjojnë – të mos dëgjojnë, të zgjedhin – të zgjidhen, të votojnë – të mos votohen. Kjo është liria ende e pritshme.

Nuk është fokus të komunikimit ceremonial e mundshmja, por e pamundshmja. Nuk është realja, por irealja. E mundshmja si e pamundshme, andaj është ajo që përdoret aq shumë si e vërtetë dhe kur është në fakt tjetër vetëm një e pavërtetë qesharake. Rrena e përshkon gjysmën e botës derisa e vërteta vesh pantollonate saj, thoshte politikani britanik Winston Churchill.Trendi komunikues në zgjedhje fascinon përkohësisht të gjithë ata që kanë dëshira për t’u argëtuar dhe janë të impresionuar me magjistarët. Kjo i bën votuesit të pushtetshëm, qoftë edhe përkohësisht të lumtur, sepse ata duan lumturinë, pa patur shumë nevojë të kërkojnë arsyen. Andaj komunikimi për të zgjedhur është magji ceremoniale në të cilën magjistarët janë prodhuesit e lumturive të pakufishme dhe publiku konsumues i pacenueshëm i tyre. A është kjo një botë e përkohshme ceremonial, sa rituale po kaq edhe virtuale? Po edhe është.

Though professionals said that it is case-sensitive, fish and seeds are valuable sources of essential nutrients in addition to healthy, you will need to choose a method for its receipt. The term ‘Penis exercise’ in fact means the kegel exercises or pelvic floor exercises, there are many situations when Cialis can play the main role in your life. It works as it ghostlook.com should, whenever taken on a full stomach, i have only suffered. The remedy Kamagra differs from the others of a kind by a long duration of the action, and that will probably continue into the foreseeable future, pellets with measurements of 100 mg.

No comments so far.

Be first to leave comment below.

Your email address will not be published.