Si binjake! Bella Hadid pozon përkrah Carla Bruni-t dhe nuk dimë kush është njëra e kush është tjetra Si binjake! Bella Hadid pozon përkrah Carla Bruni-t dhe nuk dimë kush është njëra e kush është tjetra
Qëkurse është bërë super e famshme, ndjekësit e modeles Bella Hadid nuk rreshtin së thëni sesa shumë bukuroshja ngjan me ikonën e pasarelave në... Si binjake! Bella Hadid pozon përkrah Carla Bruni-t dhe nuk dimë kush është njëra e kush është tjetra

Qëkurse është bërë super e famshme, ndjekësit e modeles Bella Hadid nuk rreshtin së thëni sesa shumë bukuroshja ngjan me ikonën e pasarelave në vitet ’90, Carla Bruni, veçanërisht tani që Bella është “rritur”.

Edhe vetë 22-vjeçarja herë pas here poston foto të bashkëshortes së ish-presidentit francez Sarkozy dhe pranon se të dyja ngjajnë tej mase.

Mirëpo, dy bukuroshet janë takuar mbrëmjen e djeshme në Kanë, ku po zhvillohet Festivali i Filmit dhe për hir të së vërtetës, për një moment nuk po e dallonim dot cila ishte njëra e cila tjetra.

Të dyja me flokë të kapur pas dhe baluke të ndara në mes, me të njëjtën buzëqeshje joshëse, Bruni dhe Hadid në foton e mëposhtme duken ekzaktësisht si motra binjake, ndonëse Bella është vetëm 22 vjeçe dhe Carla 51.

“Me motrën time (pakëz më të re) Bella Hadid në darkën e Vogue Paris x Dior në Kanë.”-ka shkruar Bruni në Instagram, ndërsa Bella në një Insta Story e quan atë mbretëreshën e saj.