Si duhet “shitur” idetë tuaja? Si duhet “shitur” idetë tuaja?
Këto dy fjalë janë, në shumë mënyra, të pandashme. Ne krijojmë vlerë, dhe e shesim atë. Njëra pa tjetrën nuk ka domethënie. Dhe nuk... Si duhet “shitur” idetë tuaja?

Këto dy fjalë janë, në shumë mënyra, të pandashme. Ne krijojmë vlerë, dhe e shesim atë. Njëra pa tjetrën nuk ka domethënie. Dhe nuk ka produkt më të rëndësishëm për ne që t’a shesim se sa idetë tona.

Por si të bëni që mesazhi juaj të qëndrojë në këtë kohë të ideve të shumta? Të gjithë po provojnë të prezantojnë diçka. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, ne vetëm do t’i bashkohemi zhurmës. Unë besoj se zgjidhja është të ndaloni dhe të mendoni si konsumatori juaj. Provoni me të vërtetë të kuptoni mënyrën se si ai përpunon idetë. Këto katër mendime më vijnë në mendje kur mendoj si konsumatori.

Ekspozimi

Fillon me përshtypjet e para, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të prezantoni idenë tuaj duke i rënë borisë. Një strategji më e mirë është të fokusoheni në thjeshtësi. Në mendjen e konsumatorëve tuaj, e lehta do të thotë e duhura. Thjeshtoni prezantimin tuaj dhe pyesni nëse ideja juaj do të sjellë lehtësi kognitive apo vështirësi kognitive. A është një ide e thjeshtë apo komplekse? Ju gjithmonë mund të mbushni detajet më vonë, por në ekspozimin e parë, thjeshtësia sundon.

2.Parashikimi

Konsumatori juaj do të dëgjojë idenë fillestare dhe do të bëjë një pyetje kritike, a do të zgjidhë kjo problemin tim? Siç është edhe thënia ‘’njerëzit nuk blejnë lopatën, ata blejnë gropën’’. Nëse ideja juaj nuk zgjidh problemin e konsumatorit, ju me siguri po humbisni kohën tuaj. Fokusohuni se si të përmirësoni jetën e konsumatorëve tuaj. Lejoni ata të ndjejnë paqen dhe gëzimin duke përdorur atë që keni për të ofruar.

Peshimi

Kjo është shumë ndryshe nga parashikimi. Këtu, konsumatori juaj lëviz përtej kuptimit se si ideja e ndihmon atë dhe paramendon nëse ia vlejnë shpenzimet. Konsumatori juaj gjithmonë ka një shkallë mendore, dhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm se cila bie në çdo pjesë. Prezantimi i idesë tuaj varet nga ajo se si kuptoni peshën negative dhe si kundërveproni me peshën pozitive. Me fjalë të tjera, dizajnoni prezantimin tuaj me pengesat e konsumatorit në mendje.

Pranimi

Hapi i fundit në procesin e vendimmarrjes është pranimi. Konsumatori juaj potencial e kupton se ideja juaj përmirëson situatën e tij dhe se vlera tejkalon shpenzimet. Por ende, puna juaj nuk ka përfunduar. Detyra juaj tani është t’a bëni të lehtë që konsumatori të thotë po. Këtu pranimi luan rol. Mos humbisni këtë hap kritik. Është shumë më e lehtë që konsumatori juaj të thotë po kur një pyetje bëhet, kështu që pyesni!

Kur shohim gjërat përmes syve të konsumatorëve tanë, gjithçka ndryshon. Dhe kështu ju mund të ndryshoni botën e tyre.