Si lindi rivaliteti i madh ndërmjet Dritës e Gjilanit? Si lindi rivaliteti i madh ndërmjet Dritës e Gjilanit?
Një pakënaqësi e lojtarëve kryesorë të skuadrës bëri që të formohet klubi tjetër dhe me këtë lindi derbi më i madh i futbollit kosovar,... Si lindi rivaliteti i madh ndërmjet Dritës e Gjilanit?

Një pakënaqësi e lojtarëve kryesorë të skuadrës bëri që të formohet klubi tjetër dhe me këtë lindi derbi më i madh i futbollit kosovar, që po vazhdon të rritet.

Ishte viti 1995, përkatësisht faza e fundit e kampionatit të edicionit 1994\95, kur lojtarët kryesorë të Dritës së Gjilanit ishin të pakënaqur me drejtuesit e klubit, përkatësisht me tretmanin që kishin prej tyre. Situata e krijuar rezultoi me formimin e klubit të ri në qytetin e Gjilanit, që fillimisht u quajt Gjilani 95, shkruan Koha Ditore.

Gjilani 95 me gara filloi në edicionin 1995\96 dhe këtu zuri fill derbi, aktualisht, më i madhi lokal në vend dhe i futbollit kosovar në përgjithësi, ai i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës e Gjilanit. Derbi i fundit gjilanas është luajtur të dielën, ndërsa interesimi ishte shumë i madh. Në kuadër të Superligës së Kosovës, Gjilani e Drita luajtën 1:1.

Stadiumi i qytetit në Gjilan ishte i vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit. Tribunën kryesore këtë herë e “pushtuan” tifozët e Gjilanit, skuadrës vendase, ndërsa në anën tjetër ishin vendosur mijëra tifozë të Dritës.