Si të kthjellemi në mëngjes, pa kafe! Si të kthjellemi në mëngjes, pa kafe!
Shumica e njerëzve i urrejnë mëngjeset dhe pohojnë se nuk janë njerëz të mëngjesit. Mirëpo shkencëtarët kanë një zgjidhje për këtë problem. Melatonina është... Si të kthjellemi në mëngjes, pa kafe!

Shumica e njerëzve i urrejnë mëngjeset dhe pohojnë se nuk janë njerëz të mëngjesit. Mirëpo shkencëtarët kanë një zgjidhje për këtë problem.

Melatonina është hormoni i gjumit. Kur ne zgjohemi trupi jonë përmban ende nivel të lartë të melatoninës, prandaj jemi ende të trullosur, trupi është i mpirë dhe truri jonë nuk funksionon mire përpara 30-minutave.

Në rastet kur zgjoheni dhe nuk keni bërë gjumë të mire, atëherë kjo gjendje mund të zgjasë deri në dy ose më shumë orë.

CNN ka publikuar një artikull ku shpjegon se çfarë mendojnë shkencëtarët dhe cila është mënyra më e duhur për ta zgjidhur këtë problem.

Uji i ftohtë– është një nga metodat më të mira për t’u zgjuar. Në një studim të vogël të bërë së fundmi, është vërtuar se njerëzit të cilët e pastrojnë fytyrën me ujë shumë të ftohtë në mengjes ishin më të kthjellur në krahasim me ata që nuk e praktikonin këtë metodë.

Kafeina– Konsumimi i një filxhani kafe në mengjes tanimë është një metodë e njohur dhe e vërtetuar, që ndihmon në zgjimin e njerëzve nga gjumi, duke e rritur nivelin e adrenalines në gjak.

Drita– Sipas studimeve, njerëzit të cilët si të zgjohen i ekspozohen dritës së diellit kishin paur një rritje më të shpejtë të kortizolit- hormon, që ndikon në rritjen e glukozës në gjak si dhe i shpejton funksionet e trurit.

Ecni shpejt– Në vend se të merrni makinën apo autobusin, praktokoni ecjen e shpejtë në mëngjes. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e duhur për ta bërë trupin tuaj të kthjellet shpejt dhe të fillojë të funksionojë sa më shpejt.

Konsumoni proteina në mëngjes– Në vend të sheqerit dhe produkteve që përmbajnë sheqer, konsumoni ushqime që përmbajnë proteina siç janë: vezët, qumështi apo drithëra./Express