Si të ulim nivelet e ankthit? Si të ulim nivelet e ankthit?
Nuk është e lehtë të qenit në ankth. Nuk mundemi të flemë, të koncentrohemi, jemi të lodhur dhe nevrik. Megjithatë, frenimi i anktheve tona... Si të ulim nivelet e ankthit?

Nuk është e lehtë të qenit në ankth. Nuk mundemi të flemë, të koncentrohemi, jemi të lodhur dhe nevrik. Megjithatë, frenimi i anktheve tona mund të jetë shume i lehtë.

Ankthet kanë tendence që t’i bëjnë njerëzit më të tërhequr dhe të distancuar, rrjedhimisht edhe socialisht të mbyllur. Më herët, shkencëtaret kanë treguar që personat të cilët janë më të fokusuar tek vetja përjetojnë nivele më të larta të ankthit.

Dy psikolog nga “University of British Columbia”, së fundmi kanë vendosur që të testojnë nëse veprimet dashamirëse, të cilat ndikojnë në lumturinë e një personi, mund të lehtësojnë ankthin social.

Në një studim të publikuar në gazetën Motivation and Emotion, Jennifer Trew dhe Lynn Alden kanë përshkruar studimin e tyre me 115 studentë nën ankth social. Këta dy studiues kanë ndarë subjektin e tyre në dy grupe. Nga grupi i parë është kërkuar që të bëhen pjesë e dy veprimeve dashamirëse në ditë, dy ditë në javë, gjatë një periudhe katër javëshe. Shembuj të veprimeve dashamirëse mund të jenë; pastrimi i enëve për shokun e dhomës, kujdesi për kopshtin e komshiut dhe donacione për bamirësi.

Nga grupi i dytë është kërkuar që të bëhen pjesë e situatave të ndryshme sociale, të ekspozojnë veten në një formë. Situatat në fjalë përfshijnë; të pyesësh dikën për kohën, bisedë me komshiun, si dhe të ftosh dikë për darke.

Grupit të tretë u është kërkuar që të mbajnë ditar me detaje të ngjarjeve personale.

Rezultati: Grupi i pare, i cili ishte i përfshirë në veprime dashamirëse, “ka përjetuar një ulje të përgjithshme sa i përket shmangies së qëllimeve”. Ata nuk u janë shmangur situatave të ndryshme sociale ku mund të kenë përjetuar frikën e konfliktit dhe të refuzimit.

Trew dhe Alden kane dhënë konkluzionin që: “ veprimet dashamirëse mund të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve sociale, rritjen e përfshirjes sociale dhe zgjerimin e rrjetit social”.

Të qenit i përfshirë direkt në veprime mirësie është e lidhur edhe me optimizmin. Studime të tjera, kanë bërë lidhjen në mes të materies gri në të majtë të lobit frontal, zona prapa syrit të majtë, me rritjen e optimizmit dhe uljen e ankthit. Sa më shumë materie gri aq më optimist është individi. Më optimist, më pak ankth.