Si të veprojmë me erërat e pakëndshme në shtëpi Si të veprojmë me erërat e pakëndshme në shtëpi
Kundërmon erë e keqe nga lavamani? Hidhni një filxhan bikarbonat natriumi në gypin e ujit përcjellës dhe lëreni ashtu disa orë. Pastaj lëshoni ujin... Si të veprojmë me erërat e pakëndshme në shtëpi

Kundërmon erë e keqe nga lavamani? Hidhni një filxhan bikarbonat natriumi në gypin e ujit përcjellës dhe lëreni ashtu disa orë. Pastaj lëshoni ujin e valuar të qarkullojë nëpër gypin përcjellës.

Shumicën e njerëzve i pengojnë shumë erëra, disa prej tyre edhe të pakëndshme, që është dukuri e shpeshtë në amvisëri. Një nga mënyrat për eliminimin e tyre do të ishte përdorimi i dezodoranseve në formë spreji ose të freskueseve të ndryshëm të ajrit, të cilët ‘retë’ aromatike i lëshojnë në intervale kohore, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë më ekonomike dhe njësoj të vlefshme mund t’i eliminoni ose t’i parandaloni edhe vetë:

* Shpesh gatuajmë ushqimin pasi të ketë mbetur erë e theksuar (të mos themi edhe kundërmim). Për të mos ju ndodhur kjo gjë, vendosni në afërsi të furrës një pjatë me pak uthull molle. Në uthull mund të njomni një fetë buke dhe ta lini në pjatë afër burimit të erës së pakëndshme dhe problemi do të zgjidhet.

• Erën e peshkut mund ta eliminoni, nëse duart pas pastrimit të peshkut i fërkoni mirë me kripë, e pastaj i shpëlani me ujë të ftohtë. Enën, në të cilën e keni përgatitur peshkun e detit,’ e fërkoni mirë me telfe të kafesë e pastaj e shpëlani me ujë të ftohtë.

2664_

* Yndyra e grumbulluar në furrë apo nën nxehësit e shporetit elektrik mund të jetë shkaktar i erërave të këqija. Përzieni ujin me thartinë në masë të barabartë dhe me të pastrojeni në mënyrë detaje të gjitha sipërfaqet e shporetit. Nëse nuk mund t’i duroni erërat e mjeteve të zakonshme për pastrim, bëni pastën duke përzier sodën e bikarbonatit me ujë të ngrohtë me të mund t’i eliminoni yndyrat dhe bakteret. Qitni pastën në vendet e yndyrta, lëreni të thahet, pastaj me sfungjer pastroni tërë sipërfaqet dhe mbetjet e sodës shpëlani me ujë.

• Duart, pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfën e kafesë. Thika me të cilën grihet qepa do të largojë erën e pakëndshme nëse menjëherë pas përdorimit e nxehni mbi flakë të zjarrit.

• Për ta eliminuar erën nga kuzhina, pas përgatitjes së disa llojeve të perimeve (lakrës, lulelakrës, brokulit), bashkë me perimet duhet zier një copë të fortë të bukës të mbështjellë në thes bezi.

* Dërrasën për grirje pastrojeni me një gjysmë limoni të prerë që ta freskoni. Në furrën e mikrovalës lëreni që të valojë lëng limoni dhe ujë, gjë që do t’ju ndihmojë në eliminimin e erës së keqe nga furra e saj.

* Nëse era e pakëndshme ndihet në dollap, ky duhet fshirë mirë së brendshmi me ujë hipermangani. Kjo përbërje mund të shfrytëzohet edhe për heqjen e erës së pakëndshme të qepës nga duart.

* Nga bodrumi shpesh del kundërmimi i lagështisë dhe këtë problem do ta zgjidhni nëse e preni një qepë përgjysmë, e vendosni në pjatë dhe e lini të qëndrojë gjatë natës në bodrum

Në dhomën ku kanë pirë duhan shumë njerëz, erën, që do të kundërmojë gjatë, do ta eliminon i nëse gjatë natës në dhomë i varni 2-3 peshqirë të lagësht. Në mëngjes nuk do të ndihet kurrfarë ere. Është me ndikim edhe nëse në hapësirat ku pinë duhan shumë duhanxhinj, të ndizet qiriri, i cili do ta zvogëlojë tymosjen e hapësirës.

181592406

1. Frigoriferi. Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël më uthull në brendësi të tij. Çfarë të bëni nëse aroma është shumë e keqe dhe është përhapur shumë? Përzieni në një tas ujë, lëng limoni dhe sode. Lagni një leckë dhe pastroni frigoriferin. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe duke e lagur leckën me uthull të bardhë

2. Plehrat. Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.

3. Ndryshoni ajrin. Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakëndshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa lehtë erërat do të zhduken.

4. Parfum. Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.

5. Era e bojës. Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? Atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithin erën e pakëndshme.

6. Mobile të reja. Nëse sapo keni blerë mobile po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në një enë me ujë hidhni pak uthull dhe me anë të një pecete i fshini ato.

8. Mobile të vjetra. Zieni pak qumësht dhe lëreni të ftoheni në brendësi të tyre.

9. Lagështirë. Në raft ka erë lagështirë? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.

10. Dollapi i këpucëve. Te kjo zonë shumë lehtë mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje. /Telegrafi/558833_670x0_670x0_670x0