Si të veproni pas mbajtjes së dietës? Si të veproni pas mbajtjes së dietës?
Kohën e fundit keni mbajtur dietë dhe keni arritur rezultatet e dëshiruara, pra jeni për disa kilogram më e dobët. Por, në të shumtën... Si të veproni pas mbajtjes së dietës?

Kohën e fundit keni mbajtur dietë dhe keni arritur rezultatet e dëshiruara, pra jeni për disa kilogram më e dobët.

Por, në të shumtën e rasteve ndodh që pas dietës, ju sërish të filloni me shprehitë e këqija të të ngrënit dhe shpejt i riktheni kilogramët e humbur më herët.

Për ta penguar këtë, ne ju sugjerojmë këto veprime.

E para, studimet tregojnë se ushtrimet janë shumë më të rëndësishme në fazën e mbajtjes apo ruajtjes së peshës se sa në fazën kur humbni në peshë.

Pos efektit të shkrirjes së kalorive, ndikimi psikologjik që ushtrimet ju dhurojnë janë të një vlere të paçmuar.

Image

Provoni të ndani nga 30 deri 60 minuta në ditë për t’u marrë me aktivitete intensive, si me shëtitje, apo ecje të shpejtë.

E dyta, përcilleni peshën tuaj. Për dallim nga të tjerët, të cilët ju thonë se po dukeni shkëlqyeshëm, ju duhet t’i besoni vetëm asaj që shini me sytë tuaj, pra kilogramët në peshore. Lëvizjet e vogla janë krejt normale, por nëse shtoni më shumë se 2-3 kilogramë është koha për ndryshime.

Image

E treta, duhet të merreni me gjëra të reja si dhe me grumbullimin e sa më shumë informatave, të cilat ju ndihmojnë në ruajtjes së peshës.