Si u gjet i varur 38-vjeçari, xhaxhai i studentes që e ekzekutoi ish-i dashuri Si u gjet i varur 38-vjeçari, xhaxhai i studentes që e ekzekutoi ish-i dashuri
Bujar Murati, 38 vjeç, i cili ndodhet i burgosur, është gjetur i vetëvarur me litar nga gardianët. I riu është gjetur në grahmat e... Si u gjet i varur 38-vjeçari, xhaxhai i studentes që e ekzekutoi ish-i dashuri

Bujar Murati, 38 vjeç, i cili ndodhet i burgosur, është gjetur i vetëvarur me litar nga gardianët. I riu është gjetur në grahmat e fundit të jetës dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mësohet se 38-vjeçari vuante prej disa muajsh dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat.

I riu nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij i varur me litar dhe pas ndërhyrjes u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Beratit. 38- vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, drejtues të Burgut të Beratit nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen, duke e mbajtur atë të fshehtë. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun drejt këtij veprimi fatal. Gjithashtu, nuk dihet as dinamika e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

38-vjeçari Bujar Murati rezulton se është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i ish-i dashuri i saj pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, rreth 1 vit më parë. Studentja u ekzekutua nga Aldison Belulaj më 23 janar të vitit të kaluar, i cili më pas qëlloi dhe veten me armë.

I riu nga Fieri kishte shfaqur probleme mendore dhe i kërkonte studentes medoemos lidhje. Refuzimi i Arielës çoi në vrasjen e saj në zonën pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

ariela