Si u pranua Sali Berisha në Partinë e Punës dhe pse “u mbyllën sytë” ndaj disa njollave të zeza në biografinë e tij Si u pranua Sali Berisha në Partinë e Punës dhe pse “u mbyllën sytë” ndaj disa njollave të zeza në biografinë e tij
Në vijim të rrëfimit të tij për vdekjen e Hysni Kapos, Idajet Beqiri shkruan sot se Sali Berisha iu ngjit Simon Stefanit, pas ndarjes nga... Si u pranua Sali Berisha në Partinë e Punës dhe pse “u mbyllën sytë” ndaj disa njollave të zeza në biografinë e tij

Në vijim të rrëfimit të tij për vdekjen e Hysni Kapos, Idajet Beqiri shkruan sot se Sali Berisha iu ngjit Simon Stefanit, pas ndarjes nga jeta e Hysniut. Dhe kjo, sipas tij, e kishte një qëllim, pasi Stefani mbulonte problemet e Sigurimit të Shtetit, të cilit Berisha i trembej.

“Tashmë, pas vdekjes së Hysni Kapos, Sali Berisha do të synonte të hidhej në krahët e dikujt tjetër. “Miza e madhe në kësulë” që kishte ai, e bënte të ishte “vigjilent” në kulm! Por kjo “vigjilencë” nuk të çonte askund nëse nuk gjeje edhe një suport të fortë mbrojtës. Ai jo pa qëllim ju bë “rrodhe” Hysni Kapos, deri sa u fut në grupin e mjekëve që “interesoheshin” për shëndetin e tij. Sali Berisha problemet i kishte me Sigurimin e Shtetit, sepse nëse zbulohej prej tyre, i ikte koka.

Ndaj depërtoi pikërisht te sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Hysni Kapo, i cili ishte njëshi që udhëhiqte dhe mbulonte këtë “armë” të rëndësishme në duart e Partisë. Fakti që pas vdekjes së Hysniut, Sali Berisha iu ngjit nga pas Simon Stefanit, sekretarit tjetër të Komitetit Qendror të Partisë, i cili mbulonte problemet e Sigurimit të Shtetit, duke u bërë mjeku i tij, flet shumë dhe nuk ka nevojë për shumë komente.

Nexhip Paja vite më parë, në 1968, u dërgua prej Hysni Kapos në Tropojë për të tërhequr dosjen e Sali Berishës. Në këtë kohë Berisha kishte kërkuar të anëtarësohej në Partinë e Punës. Komiteti i Partisë së Tropojës dhe Dega e Punëve të Brendshme të këtij rrethi ia kishte nxirë letrat Berishës me të gjitha faktet që atë e lidhnin me UDB-në e Serbisë, duke filluar nga Sllobodanka, bashkëshortja e tij (ky ishte emri i Lirisë në atë kohë), Milica, vjehrra e tij, shumë prej pjesëtarëve të kësaj familjeje të lidhur me strukturat e larta të UDB-së, e deri te lidhjet e vetë Berishës me një kolonel të këtij shërbimi famëkeq, i cili mbulonte problemet e shërbimit të fshehtë të Serbisë në Gjakovë.

Mirëpo ata që investonin për Berishën i kishin gjetur rrugët që ta merrnin dosjen e tij dhe ta sillnin për trajtim dhe vendimmarrje në Tiranë. Se si u mbyllën sytë para fakteve skandaloze që e stigmatizonin thuajse hapur Berishën si një agjent keqbërës ndaj Shqipërisë, dhe sesi në 8 nëntor 1968, në ditën e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ai pranohet si komunist, kërkon një trajtim të gjerë, pasi ka shumë prova, fakte dhe dëshmitarë okularë, të cilët e bëjnë situatën më dramatike nga sa dimë deri më sot”, shkruan ai për gazetën Dita.