Dy rivalet me të mëdha në basketbollin tonë, Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kosovës....

Dy rivalet me të mëdha në basketbollin tonë, Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Pallati i Rinis dhe Sporteve sonte pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët e basketbollit, transmeton KosovaPress.

Kryeqytetasit pasi eliminuan Bashkimin në gjysmëfinalen e kësaj garë prestigjioze, synojnë fitore në duel me pejanët në mënyrë që të kthejnë Kupën në Prishtinë.

Ndryshe, Peja, e cila eliminoi Trepçën, në kryeqytet vjen e motivuar dhe e përgatitur maksimalisht që këtë trofe ta mbajë akoma në pronësinë e tyre.

Ballafaqimi mes Sigal Prishtinës dhe Pejë, pritet të dhurojë një lojë të bukur dhe të fortë ashtu siç jemi mësuar t’i shohim këto dy skuadra të mëdha në vendin tonë, e të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze edhe në Ligën Ballkanike.

Finalja mes ‘bardhekaltërve’ dhe Pejës nis në orën 19:45. /KP/