Single apo në një lidhje? Kejvina Kthella më në fund na e tregoi vetë statusin e saj Single apo në një lidhje? Kejvina Kthella më në fund na e tregoi vetë statusin e saj
Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, këtë sezon televiziv është konkurrente e emisionit “Dance With Me” në “Klan”, ku performon në çift me Eduart Ndocajn. Pas... Single apo në një lidhje? Kejvina Kthella më në fund na e tregoi vetë statusin e saj

Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, këtë sezon televiziv është konkurrente e emisionit “Dance With Me” në “Klan”, ku performon në çift me Eduart Ndocajn.

Pas kërcimit të dyshes mbrëmjen e sotme, Alketa ka treguar se pasi ka publikuar një foto të Kejvinës dhe Eduartit në Instagram, e vetmja pyetje që ishte bërë më shpesh ishte: Kejvina është single apo e lidhur?

Kështu, velina ka vendosur si rrallëherë të përgjigjet publikisht dhe të shuajë njëherë e mirë kuriozitetin e njerëzve.

Mesa duket, momentalisht në jetën e saj nuk ka asnjë person special.

“Jam vetëm”- tha velina bukuroshe, ndërsa ne jemi të sigurt se pas kësaj deklarate, ajo do të “bombardohet” nga kërkesat e shumta të djemve.