Situatë alarmante në det, ja çfarë pritet nesër dhe pasnesër Situatë alarmante në det, ja çfarë pritet nesër dhe pasnesër
Drejtori e Përgjithshme detare njofton përkeqësim të motit, i cila për pasojë pritet të shoqërohet me trazira në det të hapur. Kujdes moti në... Situatë alarmante në det, ja çfarë pritet nesër dhe pasnesër

Drejtori e Përgjithshme detare njofton përkeqësim të motit, i cila për pasojë pritet të shoqërohet me trazira në det të hapur.

Kujdes moti në det sërish përkeqësohet gjatë ditës së nesërme dhe sidomos ditën e hënë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe hapësirën detare, që ditën e hënë 11 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 kilometra në orë, nga drejtimi Jug-Jug Perëndim.

Forca e detit do të jetë 7 shkalla Beaufort, në det të hapur.

Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë.