Skandali i byzylykëve elektronikë, Gjykata urdhëron prokurorinë të nisë hetimet Skandali i byzylykëve elektronikë, Gjykata urdhëron prokurorinë të nisë hetimet
Gjykata e Tiranës urdheron prokurorine qe te regjistroje procedimin penal per çështjen e byzylykeve elektronike, pas ankimit nga Ministria e Drejtesise. Vendimi vjen dy... Skandali i byzylykëve elektronikë, Gjykata urdhëron prokurorinë të nisë hetimet

Gjykata e Tiranës urdheron prokurorine qe te regjistroje procedimin penal per çështjen e byzylykeve elektronike, pas ankimit nga Ministria e Drejtesise.

Vendimi vjen dy ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit.

Një ditë më parë Ministrja e Drejtësisë kërkoi që çështjes ti shkohet deri në fund.

“Nuk mund të bëj koment mbi një vendim prokurorie kur ende nuk kanë mbaruar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor së shqyrtuari çështjen. Në tetor 2017 unë si Ministre Drejtësie kam ankimuar vendimin e prokurorisë në gjykatën e Tiranës meqenëse ishte një vendim mosfillimi. Ne mendojmë që ka prova të cilat kërkojn një hetim nga prokuroria. Le ti mbetet gjykatës për të marrë vendimin lidhur me këtë vendim të prokurorisë”, tha ajo.

Nderkohe qe pas denoncimit të skandalit me byzylykët elektronikë nga ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi në gusht të këtij viti, çështja ju referuar për hetime Prokurorisë së Tiranës. Por kjo e fundit vendosi mosfillimin e procedimit, shkruan rop channel. Ky vendim i prokurorisë u ankimua më pas nga ministrja e aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë këtë ankim duke urdhëruar Prokurorinë që të regjistrojë procedimin penal për byzylykët e mbikëqyrjes elektronike.

Më konkretisht, Prokurorisë i kërkohet të verifikojë dyshimet se byzylykët elektronikë që janë dorëzuar nga bashkimi i operatoreve nuk janë funksionale. Ky dyshim lindi pasi ish-ministri teknik Bardhi konstatoi se byzylykët elektronikë, që ishin blerë nga ministria, nuk mbaheshin nga qendra e mbikëqyrjes elektronike në Ministrinë e Drejtësisë, por nga bashkimi i operatoreve, të cilët ja kishin shitur institucionit.

Pas denoncimit të këtij rasti në gusht të këtij viti, ministri teknik Bardhi urdhëroi fikjen e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike për gati 90 persona që mbanin byzylykët, pasi ishin evidentuar raste që personat e kishin hequr byzylykun pa u konstatuar nga salla e mbikëqyrjes.