Skandaloze, Mkhitaryan nuk luan në finalen e Europa League! Skandaloze, Mkhitaryan nuk luan në finalen e Europa League!
Tashmë është zyrtare: Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për në Azerbajxhan për të luajtur në finalen e Europa League! Vendimi është... Skandaloze, Mkhitaryan nuk luan në finalen e Europa League!

Tashmë është zyrtare: Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për në Azerbajxhan për të luajtur në finalen e Europa League!

Vendimi është marrë nga klubi londinez, pas konsultimit me lojtarin dhe familjen e tij.

Armeni ka kohë që përflitet se nuk do të shkonte në Baku, për shkak të situatës së nderë politike mes Azerbajxhanit e Armenisë.

Zyrtarë azerë ditët e fundit kanë garantuar për sigurinë e tij, por Arsenali ka vendosur të mos rrezikojë, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm.

Një skandal i madh, që ka për autor UEFA-n, sepse zgjedhja e Bakut si vend për finalen dihej që në fillim që ishte e dyshimtë dhe plot probleme.