Sokol Plakolli vazhdon grevën i zbathur në borë (FOTO) Sokol Plakolli vazhdon grevën i zbathur në borë (FOTO)
Ka 6 ditë që Sokol Plakolli vazhdon të qëndrojë në grevë pranë shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, por siç duket askujt nuk po... Sokol Plakolli vazhdon grevën i zbathur në borë (FOTO)

Ka 6 ditë që Sokol Plakolli vazhdon të qëndrojë në grevë pranë shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, por siç duket askujt nuk po i intereson për këtë gjë.

Kërkesat e tij janë të drejtuara për Ministrinë e Kulturës që të merren hapa konkret, shkruan lajmi.net.

Më saktësisht, kërkesa e parë e kësaj greve është shkarkimi i Këshillit, sipas tij, të korruptuar dhe jo legjitim të TKK-së. Ai kërkon shkarkimin e drejtorit gjeneral dhe artistik të TKK-së, si dhe shqyrtimin e vendimeve të këtij Këshilli që nga emërimi i tij.

E në rast se Ministri i Kulturës Kujtim Shala nuk ndërmerr hapa konkret për rregullimin e gjendjes brenda Teatrit Kombëtar, ai thotë se do të kërkohet edhe shkarkimi i tij për shkak të neglizhencës së pozitës së tij zyrtare.

E luftën e këtij tmerri që po ndodh brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës, e ka marr përsipër artisti Sokol Plakolli, që as bora dhe acari i madh që po mban, nuk po arrijnë ta ndalojnë.

Në pankartat e tij të vendosura në tokë, por tani të mbuluara thuajse krejtësisht nga bora shkruhet:

T’i nxjerrim jashtë TKK-së strukturat paralele të UDB-së!

Hapni dyert e Teatrit për artistë, mbyllni për UDBASHA!

Ministër pastroje Teatrin! Kjo është përgjegjësi e jotja!

STOP Klanizimit-Privatizimit të Teatrit Kombëtar!

JO, Skllavizmit të Teatrit Kombëtar të Kosovës!

NDAL- Vrasjes së shfaqjeve kombëtare!

Grevisti Sokol Plakolli, vazhdon ta kalojë natën në po këtë vend që 6 ditë, pa ngrënë, pa pirë, pa komoditet e pa tendë e batanije, madje këmbëzbathur thuajse tërë kohën.

“Në dhjetor jam i ngulitur në këtë karrige, pa ngrënë e pa pirë, nuk kam dalë të bëjë vetëvrasje, por do të vazhdoj kështu deri kur rrobat do të më pengojnë nga të ngrohtit, jam i përgatitur dhe shumë i vendosur që në çdo rrethanë të mbijetojë”, tha Plakolli.

E kështu paralajmëron të vazhdojë edhe në ditët e netët në vijim, deri sa Ministri Shala të merr hapa konkret për kërkesat e tij.

“Në këmbë do të rri këmbëzbathur, për të shkelur ata të cilët na kanë shkelur flamurin, kurrë nuk do të munden të na shkelin flamurin e ne të heshtim, deri sa UDBASHAT ta lëshojnë Teatrin Kombëtar të Kosovës”, shtoi ai.

E megjithatë, lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës me telefonata, e-maile e gjithashtu edhe përmes rrjeteve sociale, por megjithatë nuk ka arritur të marrë përgjigje nga askush.

Ndue Ukaj, shef i Kabinetit të ministrit të Kulturës, tha që kërkesat e Sokol Plakollit janë thjesht absurde.

Ndërkohë, Plakolli vazhdon të qëndrojë me këmbëngulje pranë Teatrit Kombëtar, edhe nëse i ftohti do e ngrijë atë, ai thotë se i qëndron besnik fjalëve dhe premtimeve të tij.

ghjgyt-1-650x358