Sony nxjerr kufjet e reja me bluetooth që bllokojnë zhurmën përreth Sony nxjerr kufjet e reja me bluetooth që bllokojnë zhurmën përreth
Sony ia ka dalë të zhvillojë kufje që bllokojnë më së miri zhurmën e jashtme. Falë çipit QN1e HD të zhvilluar nga Sony, është... Sony nxjerr kufjet e reja me bluetooth që bllokojnë zhurmën përreth

Sony ia ka dalë të zhvillojë kufje që bllokojnë më së miri zhurmën e jashtme. Falë çipit QN1e HD të zhvilluar nga Sony, është përmirësuar ndjeshëm bllokimi i zhurmave.

Gjithçka funksionon përmes dy mikrofonave, që mbledhin tingujt anash dhe më pas bllokohen nga procesori.

Me sistemin e bllokimit të zhurmës dhe Bluetoothin e ndezur, bateria e WH-1000XM3 mban deri në 6 orë, por mund të shkojë deri në 24 orë fale tri baterive që ndodhen në kutinë e tyre.

Sapo të jetë nxjerrë nga veshi njëra kufje, ndalon funksionimi edhe i tjetrës, ndërsa mund të lëshohen me një prekje të lehtë.

Kufjet pritet të dalin në treg në muajin gusht dhe do të kushtojnë 200 euro.