Sot gjykata e Prishtinës vendos për imamët dhe grupin që planifikonin sulmin në Shkodër Sot gjykata e Prishtinës vendos për imamët dhe grupin që planifikonin sulmin në Shkodër
Katër imamët e dyshuar për terrorizëm, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj dhe Idriz Bilabani, politikani Fuad Ramiqi dhe grupi prej 9 të akuzuarve... Sot gjykata e Prishtinës vendos për imamët dhe grupin që planifikonin sulmin në Shkodër

Katër imamët e dyshuar për terrorizëm, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj dhe Idriz Bilabani, politikani Fuad Ramiqi dhe grupi prej 9 të akuzuarve për organizimin e një sulmi terrorist të parandaluar ndaj lojtarëve të Izraelit, në Shkodër, sot pasdite do të mësojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Për Fuad Ramiqin dhe katër imamët e dyshuar për terrorizëm shpallja e aktgjykimit është paralajmëruar të bëhet në ora 15:30, ndërsa një orë më herët, në 14:30 Gjykata Themelore e kryeqytetit do të shpallë aktgjykimin për grupin prej 9 të dyshuarve që akuzohen që planifikonin në Shkodër sulmin ndaj kombëtares izraelite të futbollit, nëntorin e vitit 2016.

Në grupin e parë, Fuad Ramiqi, sipas aktakuzës, akuzohet se bëri thirrje për rezistencë, vepër kjo sipas Kodit Penal të Kosovës e dënueshme deri në tre vjet burgim. Ndërsa, imamët Enes Gogën e Mazllam Mazllamin, Prokuroria i ka akuzuar si kryes të mundshëm të veprës penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Dy imamët tjerë, Bedri Robaj e Idriz Ballabani akuzohen për veprën penale “Shtytje për kryerjen e veprimeve terroriste”.

Ndërsa, në grupin e dytë, Visar Ibishi, Burim Istrefi, Leutrim Vojvoda, Flamur Gashi, Kenan Plakaj, Arton Ahmeti, Lulzim Gashi, Leutrim Musliu dhe Besart Peci, ngarkohen me akuza për disa vepra penale të terrorizmit, posedimit të armëve dhe mjeteve shpërthyese, etj..

Në gjyqin e parë, asnjëri prej të akuzuarve nuk ka pranuar fajësinë, ndërsa në të dytin tre nga nëntë të akuzuarit kanë pranuar veprimet për të cilat ngarkohen.