Sot hapet ekspozita mbi figurën e Nënës Terezë Sot hapet ekspozita mbi figurën e Nënës Terezë
Sot do të hapet po në Shkup edhe një ekspozitë mbi figurën e Nënës Terezë. Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës do... Sot hapet ekspozita mbi figurën e Nënës Terezë

Sot do të hapet po në Shkup edhe një ekspozitë mbi figurën e Nënës Terezë.

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës do të vizitojnë shtëpinë e lindjes së “Nënë Terezës”, për nder të 106 vjetorit të lindjes së saj.

Në një njoftim për media Grupi i Grave Deputete ka njoftuar se vizita do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Shkup, ku edhe do të shënohet zyrtarisht fillimi i përgatitjeve për shenjtërimin “Nënë Terezës”.

Vizita do të zhvillohet nga ora 10:00.

Sot do të hapet po në Shkup edhe një ekspozitë mbi figurën e Nënës Terezë. Ekspozita në Shkup do të prezantohet në ditën e lindjes së Nën Terezës, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup-“Hamami i Daut Pashёs”, ndërsa po pritet me vëmendje të lartë edhe nga përfaqësuesit dhe institucionet nga Kosova, Shqipëria dhe ambasadorët e vendeve tjera.

E njëjta do të ketë vazhdimësi të ekspozimit në New York, më 9 shtator, gjithashtu do të ekspozohet në Vatikan, Prishtinë dhe Tiranë.