Sot humbëm Adem Demaçin, frymëzimin dhe krenarinë tonë, simbolin e lirisë dhe shtetësisë Sot humbëm Adem Demaçin, frymëzimin dhe krenarinë tonë, simbolin e lirisë dhe shtetësisë
Sot vdiç Adem Demaçi njeriu që sakrifikoi çdo gjë per ne. Sot ndërroi jetë Adem Demaçi i cili rrezatoi dashuri për atdheun dhe na... Sot humbëm Adem Demaçin, frymëzimin dhe krenarinë tonë, simbolin e lirisë dhe shtetësisë

Sot vdiç Adem Demaçi njeriu që sakrifikoi çdo gjë per ne.

Sot ndërroi jetë Adem Demaçi i cili rrezatoi dashuri për atdheun dhe na bëri të inspirohemi edhe në kohëra kur shumë kush kishte filluar ta ndjejë veten jugosllav e jo shqiptarë Adem Demaçi është njeriu qe na mësoi se liria ka çmim, se nuk duhet të na mjaftojë liria që na japin të tjeret por ajo që e fitojmë vet me diniitet dhe pa shikuar çmimin.

Në kohën kur shqiptarët konsideroheshin popull i dorës së dytë dhe që nuk meritojnë më shumë sesa disa të drejta minimale, ishte baca Adem që ngriti zërin dhe e dridhi gjithë Jugosllavinë. Sot shkoi në amshim njeriu që ishte pararendës i çdo sakrifice që bëri populli shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës

Trim dhe i paepur në bindjet e tij kombëtare e perfaqësoi denjësisht dhe pa iu trembur syri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës midis Prishtinës. Kush më mirë se baca Adem dinte të na perfaqësonte dhe mbronte interesat tona para çdo përfaqësuesi serb në çdo debat, në cdo intervistë dhe kudo ku kërkohej mendimi i tij.

Kosova sot humbi simbolin e identitetit të saj dhe simbolin e krenarisë.

Falenderojmë Zotin që kombit tonë na i fali dy Adema, qe na u bënë dritë kur errësira na kishte kapluar për tu shëndrruar ne feniksa të lirisë dhe pavarësisë sonë:Adem Demaçi dhe Adem Jashari.

Baca Adem tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, zhvillimit dhe lirisë prandaj tash është rradha jonë të bëjmë për të.

Shteti do duhej të shpallte tri dite Zie në nderim të jetës dhe veprës së adem Demaçit.

Lavdi veprës tënde baca Adem. Gjithmonë do të jesh frymëzimi jonë se si duhet dashur atdheu.