Sot përballja Kosovë – Çeki Sot përballja Kosovë – Çeki
Momenti i së vërtetës erdhi, Kosova, sot (e shtunë) me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, takohet me Çekinë, në ndeshjen kualifikuese... Sot përballja Kosovë – Çeki

Momenti i së vërtetës erdhi, Kosova, sot (e shtunë) me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, takohet me Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Për Kosovën, që për herë të parë është pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të ekzistimit të saj.

Një rezultat pozitiv, një fitore para publikut vendas, është shtytje e madhe për Kosovën në rrugën drejt Euro 2020 përmes vendit të dytë në grupin A.

Gjitha mundësitë janë të hapura, një gjë të tillë e tha edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferncë për shtyp, që kërkojë nga lojtarët e tij të luajnë një ndeshje të çmendur, të luajnë me pasion, në ndjekje të ëndrrës së madhe të tyre, dhe të një populli të tërë.

“Ekipi im duhet të luftojë, të jetë me pasion, të luajë me pasion”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.net.

“Çekia i ka gjashtë pikë, ne i kemi pesë. Ne kemi ëndrra, nuk po flas për qëllime, për ëndrra. Ne mund të ëndërrojmë, por vetëm nëse bëjmë një ndeshje shumë të mirë”.

Në anën tjetër, trajneri i Çekisë, ka deklaruar se në Prishtinë ka ardhur për fitore, edhe pse nuk e fsheh se Kosova mund t’i befasojë të gjithë.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Në këtë stadium kanë luajtur edhe kombëtare si Bullgaria dhe nuk ndodhi asgjë. Pres ndeshje të mirë” ka thënë Silhavy, përcjell lajmi.net.

“Do ta respektojmë Kosovën përkundër mungesave të saj. Ata kanë një Zhegrova me shumë energji. Tranzicioni i tyre mbrojtje – sulm është shumë i shpejtë. Pas Anglisë, të gjitha kombëtaret në grup jemi të përafërta” ka thënë ndër të tjerash trajneri.