“Absolutisht i kënaqur dhe i nderuar që të jem pjesë e kësaj hapjeje të pritshme dhe që të shtojë edhe një debutim në një...

“Absolutisht i kënaqur dhe i nderuar që të jem pjesë e kësaj hapjeje të pritshme dhe që të shtojë edhe një debutim në një tjetër shtëpi të mahnitshme operistike, ka thënë Placido Domingo pak orë para ceremonisë së hapjes së operës. Shkrimi në vijim përmban foto nga eksterieri dhe enterieri i shtëpisë operistike e cila ka pamjen e një varke prej druri.

Zini vendet, ju lutem: Opera e Dubait po përgatitet për hapjen e madhe!
Ky është paralajmërimi që ka bërë gazeta “The National” në Abu Dhabi para ceremonisë madhështore të përurimit të shtëpisë operistike, që do të mbahet sot më 31 gusht.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje, kanë gjetur një personalitet ideal për ta inauguruar hapjen e Operës – një zë të pagabueshëm të respektuar në të gjithë komunitetin klasik botëror.

Është ky maestro Placido Domingo, tenori spanjoll me famë botërore, i cili do ta hap këtë shtëpi opertistike me një koncert me vepra të zgjedhura.

20160830235859965

Biletat për koncert janë shitur disa javë përpara ceremonisë për shkak të interesimit të madh për ta ndjekur këtë ngjarje, raporton KultPlus.

Shtëpia e Operës në Dubai është e vendosur në bazamentin e kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Ndërtesa ka pamjen e një varke prej druri që përdoret për transportin detar tradicional.

Ajo ka një sallë me kapacitet për dy mijë njerëz që mund të përdoret si teatër, sallë koncertesh apo edhe hapësirë për ngjarje të tjera.

20160830235314344

Pamja e Operës në formë varke 

20160830235457748

Pamja e sallës së Operës së Dubait

20160831090944219