Spalletti nuk pendohet për situatën e Icardit Spalletti nuk pendohet për situatën e Icardit
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, insiston se ai nuk është penduar aspak për mënyrën se si është sjellë gjatë kësaj kohe problematike të situatës... Spalletti nuk pendohet për situatën e Icardit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, insiston se ai nuk është penduar aspak për mënyrën se si është sjellë gjatë kësaj kohe problematike të situatës me ish-kapitenin e skuadrës së tij, Mauro Icardin.

Icardi nuk do të jetë i përfshirë në derbin e së dielës kundër Milanit, duke bërë kështu që të vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e tij dhe problemet me klubin zikaltër, transmeton Gazeta Express.

Interi është në pozitën e katërt, vetëm një pikë dhe një vend prapa rivalit të tyre të qytetit, mirëpo shkojnë në këtë ndeshje me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe vijnë pas eliminimit nga Evropa Liga nga Eintracht Frankfurt.

Problemet mes Icardit dhe Interit kishin filluar pasi klubi vendosi t’ia heqë shiritin e kapitenit. Që nga atëherë, argjentinasi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Interit, edhe pse pretendon se kjo është për shkak të lëndimit në gjurin e tij.

“Nëse kthehem kohë, vetëm humbi më shumë kohë. Unë nuk kthehem prapa, vetëm vazhdoj përpara. Zgjedhjet duhet të bëhen momentalisht dhe më pastaj, ti duhet të vazhdosh me ato zgjedhje”, ka thënë Spalletti.

“Edhe nëse ju gazetarët filloni t’i rishkruani artikujt e juaj, bëhet rrëmujë”. /Gazeta Express/