Spitali Amerikan realizon ndërhyrje të veçantë kirurgjikale Spitali Amerikan realizon ndërhyrje të veçantë kirurgjikale
Stafi i mjekeve kardiokirurge me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim... Spitali Amerikan realizon ndërhyrje të veçantë kirurgjikale

Stafi i mjekeve kardiokirurge me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim i Pectus excavatum, “Nuss procedure’ për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, e cila u realizua në një pacient 25 vjeçar.
Procedura Nuss është riparim i defekteve torakale me ndërhyrje mini-invazive dhe me kamerë.

Kjo teknikë konsiston në vendosjen e shufrave metalike në zonën e kraharorit me ndihmën e kamerës, e cila lejon dhe krijon akses për të riparuar në zonën e dëmtuar.