Stresi, letër drejtuar Saimir Tahirit nga arratia Stresi, letër drejtuar Saimir Tahirit nga arratia
Prej ditësh tashmë, Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi është në arrati. Reperi i njohur është shpallur në kërkim nga policia... Stresi, letër drejtuar Saimir Tahirit nga arratia

Prej ditësh tashmë, Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi është në arrati. Reperi i njohur është shpallur në kërkim nga policia pasi postoi një video ku shihej të gjuante me armë të tipit shotgun, në natën e ndërrimi të viteve.

Por ashtu siç deklaroi edhe babai i tij, Sali Lushaj, Stresi nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet dhe të “lajë hesapet” me Drejtësinë, shkruan class. Madje ditën e sotme, ai i ka dërguar një letër të hapur ministrit Saimir Tahiri, të cilit i kërkon që të “shfuqizojë” urdhrin që artistët mos të përdorin armë në videoklipe, ndoshta duke dashur të tregojë se gjuajtja që bëri me armë në 31 dhjetor ishin xhirimet e ndonjë videoklipi.

Letër ministrit tonë Intelektual!

Deklaruat se asnjë nga këngëtarët nuk duhet të publikojnë klipe me armë, apo cfarëdo… Jo zoti Ministër, e ke bërë këtë ligj sipas qejfit tënd dhe sipas egos tënde, që të miratohet ky ligj dhe ti e di fort mirë që duhet të jetë vendim qeverie dhe duhet ta propozosh në Parlament dhe Parlamenti e vendos, por ky ndryshim vendoset vetëm nga deputetët… Kështu që të gjithë mediat, gazetarët, të shohin shkeljet që bën ministri jonë… Si ministër zoti Tahiri, mund të bësh udhëzimet, por jo se të teket ty dhe na hap probleme neve. Unë do mbrohem në gjykatë dhe Drejtësia do më mbrojë, sepse jam super i pastër … Nuk mund të më dënojë një individ.

Me respekt Arkimed Lushaj, Stresi!