Studim: Shenja të vogla që tregojnë nëse partneri po ju tradhëton Studim: Shenja të vogla që tregojnë nëse partneri po ju tradhëton
Kur dyshoni se partneri juaj po ju tradhëton është një ndjenjë më shumë se  e tmerrshme. Ju kaloni tërë kohën duke kërkuar shenja të vogla, të... Studim: Shenja të vogla që tregojnë nëse partneri po ju tradhëton

Kur dyshoni se partneri juaj po ju tradhëton është një ndjenjë më shumë se  e tmerrshme.

Ju kaloni tërë kohën duke kërkuar shenja të vogla, të cilat mund të konfirmojnë frikën tuaj më të madhe.

Një e katërta e britanikëve pranojnë se kanë tradhëtuar në të kaluarën dhe fatkeqësisht 29 përqind e njerëzve besojnë se partneri i tyre aktual po i tradhëton.

Pra, çfarë duhet të kërkojmë?

Sipas disa hulumtimeve ka disa ndryshime që mund të vëreni në partnerin tuaj dhe mund të zbuloni gjithçka

Ato janë:

Ata fillojnë të punojnë vonë
Ata fillojnë të mbajnë telefonin e tyre nga ana e tyre gjatë gjithë kohës
Ata fillojnë të kalojnë kohë me miqtë që nuk i keni takuar kurrë
Ata e ndryshojnë fjalëkalimin në telefon
Ata e ndryshojnë stilin dhe rrobat e tyre
Ata fillojnë të përdorin një parfum të ri
Ata fillojnë të duan më shumë seks
Ata vendosin të fshijnë llogarinë e tyre në Facebook
Ata kanë shije dhe kërkesa të reja në dhomën e gjumit
Ata fillojnë të hajnë ushqime që nuk i kanë ngrënë më parë
Ata fillojnë t’ju blejnë dhurata të papritura
Ata fillojnë të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se 81 për qind e 1,000 njerëzve të pyetur, thanë se situata ishte shumë më e keqe nëse ishin të martuar, krahasuar me atë nëse ishin vetëm duke bashkëjetuar, shkruan Mirror, transmeton Sorani.info

Pothuajse gjysma e personave që morën pjesë në studim, thanë se nuk do t’i falnin ndonjëherë burrin ose gruan e tyre nëse kishin një lidhje, por  39 për qind mendonin se do të përpiqeshin ta bënin atë.

Një në dhjetë persona thanë se ata do ta kishin falur një tradhëti ‘one night stand’ krahas asaj nëse do të ishte lidhje më serioze.

Interesante – 13 për qind do të mbyllnin njërin sy ndaj këtyre shenjave të mashtrimit të partnerit, nëse marrëdhënia e tyre ishte e mirë për një kohë të gjatë. /Sovrani.info