Studimi polemizues: Prindërimi i bën njerëzit të palumtur? Ja kur ndodh kjo! Studimi polemizues: Prindërimi i bën njerëzit të palumtur? Ja kur ndodh kjo!
Nga Kevin Dickinson Mençuria konvencionale, supozon që pasja e fëmijëve, është çelësi për të jetuar një jetë të lumtur dhe kuptimplotë. Megjithatë, dëshmitë empirike... Studimi polemizues: Prindërimi i bën njerëzit të palumtur? Ja kur ndodh kjo!

Nga Kevin Dickinson

Mençuria konvencionale, supozon që pasja e fëmijëve, është çelësi për të jetuar një jetë të lumtur dhe kuptimplotë. Megjithatë, dëshmitë empirike sugjerojnë se ata që nuk janë prindër, ia kalojnë më mirë. Dallimi është më i theksuar në vende si Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë në vendet që mbështesin politikat pro-familjare, prindërit mund të jenë po aq të lumtur, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre pa fëmijë. Këto gjetje, sugjerojnë se s’mund të mbështetemi gjithnjë tek tradita popullore për të marrë vendime mbi prindërimin, qoftë në nivel individual apo shoqëror.

Si jetohet një jetë e lumtur dhe kuptimplotë? Për shumë njerëz, përgjigjja është të paktën pjesërisht, rritja e fëmijëve. Shikimi i një fëmije teksa rritet dhe mëson rreth botës, është një përvojë e gëzueshme, dhe koha e kaluar duke ofruar dashuri dhe kujdes të pakushtëzuar, ofron shumë kënaqësi shpirtërore.

Pastaj në vitet tona të pleqërisë, fëmijët mund të jenë një burim i ngushëllimit paliativ. Kjo pikëpamje është kaq e ngulitur në kulturën tonë, sa që shumë njerëz, sidomos gratë, janë të shtyrë nga miqtë dhe familja të kenë fëmijë, dhe të ndjejnë se duhet ta justifikojnë atë.

Por dekadat e studimeve të ndryshme, kanë krahasuar lumturinë dhe mirëqenien e prindërve, me të rritur që nuk janë prindër dhe përfundimi është:shumë prindër, janë më pak të lumtur sesa bashkëmoshatarët e tyre pa fëmijë. Por jo të gjithë. Titujt mediatikë që pretendojnë se prindërit janë më të zhgënjyer sesa jo-prindërit, tërheqin me siguri vëmendjen tonë, por tregime të tilla vështirë se janë lajme.

Studimet empirike, e kanë zbuluar këtë prirje që nga viti 1970. Një përmbledhje e vitit 2011 nga Tomas Hansen, studiues në Institutin e Studimit Social në Norvegji, krahasoi mirëkuptimin tonë popullor mbi marrëdhëniet midis prindërimit dhe lumturisë, ndaj provave faktike.

Ai gjeti që njerëzit besojnë se “jeta e njerëzve pa fëmijë është më e zbrazët, më pak e dobishme dhe më pak shpërblyese, se sa jeta e prindërve”, por e kundërta u dëshmua e vërtetë. Fëmijët që jetonin në shtëpi, ndërhynin në mirëqenien e prindërve të tyre.

Një analizë nga Këshilli Kombëtar për Marrëdhëniet Familjare në SHBA, shyqrtoi një metrikë më të veçantë të lumturisë:kënaqësinë martesore. Ajo zbuloi se çiftet pa fëmijë, raportuan një lumturi më romantike. Dallimi ishte më i theksuar në mesin e nënave të fëmijëve të vegjël, ndërsa baballarët zbulojnë pak kënaqësi pavarësisht nga mosha e fëmijës.

Autorët vunë në dukje mospërputhjet, që mund të rezultonin nga konfliktet e roleve dhe kufizimet mbi lirinë. Së fundmi, një studim i botuar në Gazetën Amerikane të Sociologjisë, shqyrtoi 22 vende të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe krahasoi lidhjen midis prindërve dhe lumturisë. Hulumtuesit Xhenifer Glas (Texas University) dhe Robin Sajmën (Ëake Forest University) zbuluan se ata që nuk janë prindër zbulojnë nivele më të larta të mirëqenies në shoqëritë më të përparuara të industrializuara.

Hendeku i lumturisë, ishte më i gjerë në Shtetet e Bashkuara, ku prindërit ishin 12 për qind më pak të gëzuar, se sa të rriturit pa fëmijë. Katërmbëdhjetë vende të tjera, ndër ta Irlanda, Greqia, Britania, Zelanda e Re, Zvicra dhe Australia, treguan gjithashtu një hendek të tillë, por jo aq të madh sa në SHBA.

Analiza e Hansen, tregon se prindërit më të ndjeshëm ndaj pakënaqësisë ishin gratë e divorcuara, ato në shtresat më të ulëta socio-ekonomike, dhe ata që jetojnë në shoqëri më pak pro-prindërore. Ndërkohë Glas dhe Sajmën gjetën 8 vende ku prindërit raportuan nivele më të larta lumturie, duke përfshirë Spanjën, Norvegjinë dhe Portugalinë.

Analiza e tyre, tregoi se vendet që ofrojnë “politika më familjare, sidomos kohën e paguar dhe subvencionet për kujdesin ndaj fëmijëve, shoqërohen me pabarazi më të vogla në lumturi midis prindërve dhe jo-prindërve”. Një arsye e mundshme?

Prindërit në vendet që mbështesin politikat pro-familjare, përballen me më pak stres. Ata mund të marrin më shumë leje prindërore, të gëzojnë më shumë kujdes social të subvencionuar, dhe nuk janë aq të ngarkuar financiarisht me shpenzimet e arsimimit të fëmijëve.

Të marra së bashku, 3 studimet studime sugjerojnë se një shkak kryesor i pakënaqësisë prindërore është mungesa. Prindërit e shtresave të ulëta, e kanë të vështirë të kenë paratë dhe rrjetet shoqerore të nevojshme për të patur sukses në jetën e tyre, duke i mbështetur gjithashtu edhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë lumturia nga prindërimi, varet nga disa faktorë të tjerë si kultura e familjeve të

mëdha. Kështu, spanjollët i menaxhojnë problemet personale nëpërmjet familjes, një qasje që shtrihet në rritjen e fëmijëve, ku shumë duar e bëjnë një punë të duket më e lehtë.

Për kontrast, familjet në Shtetet e Bashkuara fokusohen tek individualizmi dhe mobiliteti social. Modeli i familjes amerikane, përbëhet nga njësi të vogla familjare ku prindërit marrin përsipër përgjegjësinë e vetme për rritjen e fëmijëve, ndërsa familja e zgjeruar jeton në vendbanime të ndara, nganjëherë qindra kilometra larg.

Ndërkohë një tjetër factor, është se kush bëhet prind. Glas dhe Robin, thonë se rezultatet e tyre mund të zbuten nga selektiviteti i prindërve. Ata propozojnë që vende si Spanja dhe Italia, të cilat kanë nivele të ulëta lindshmërie, mund të zgjedhin drejt njerëzve që dëshirojnë me të vërtetë të kenë fëmijë. Fëmijët në shtëpi, janë një tjetër faktor në rëndësi.

Një analizë nga Instituti për Studime Familjare, zbuloi se meshkujt e moshës 50-70 vjeçare, janë më të lumtur sesa moshatarët e tyre pa fëmijë, nëse fëmijët e tyre janë larguar nga shtëpia. Sidoqoftë, meshkujt që ende kishin fëmijë në shtëpi, raportuan se ishin më pak të lumtur sesa të tjerët.
Një rol luan edhe numri i fëmijëve. E njëjta analizë tregoi se gratë me vetëm 1 fëmijë, kishin 7 për qind më pak gjasa të raportonin se ishin të lumtura sesa jo-prindërit, ndërsa gratë me 3 ose 4 fëmijë, nuk treguan dallime të dallueshme. Faktorë të tjerë janë stili i prindërimit. Mënyra se si një prind i qaset prindërimit, mund të ketë efekte të konsiderueshme në lumturinë e tij. Psikologia Alison Gopnik, argumenton në librin e saj “Kopshtari dhe zdrukthtari”, se modeli modern i prindërve, në të cilin ne i shohim fëmijët si një material që do të formësohet në një lloj të rrituri të caktuar, nuk është vetëm i gabuar, por edhe burim i stresit dhe mjerimit për shumë prindër.

Marrë me shkurtime nga BigThink – Bota.al